E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Politika e Ramës, me fytyrën e Ruçit dhe të Gjinushit



Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, u bëri thirrje banorëve të Elbasanit që mos të gënjehen nga mashtrimet e politikës së Edi Ramës, pasi politika e tij e re është një monedhë me fytyrat e Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, është takuar me banorë të rajonit 2 dhe 3 si dhe të lagjes “Dyl dhe Haxhire Myzyri” në Elbasan. Ministri Basha bëri një krahasim të dy modeleve që konkurrojnë në këto zgjedhje, atij të ndryshimit dhe integrimit të Partisë Demokratike dhe modelit të rikthimit të Byrosë Politike dhe aferave korruptive të Edi Ramës. “Ky është vizioni i politikës së re, me një monedhë ku nga një anë është fytyra e Gramoz Ruçit dhe nga ana tjetër ajo e Skënder Gjinushit. Kjo nuk është monedhë që mund të blesh gjë, kjo është monedhë e mashtrimit, prandaj shqiptarët do t’i tregojnë me votën e tyre, vendosmërinë e refuzimit”. “Në mandatin e dytë, - tha ministri i Jashtëm Basha, - në qendër të politikave të kësaj mazhorance do të jetë përmirësimi i mëtejshëm i jetës se çdo shqiptari me rritje pagash e pensionesh, përmirësim të shërbimit shëndetësore si dhe asfaltim të rrugëve në çdo cep të vendit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›