E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama është i kapur nga mafia

Në kuvendin e Partisë Demokratike të Elbasanit, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, njëkohësisht deputet i këtij qarku, ka akuzuar kryesocialitin Rama se është i kapur nga mafia dhe se kjo mafie nuk po e lë Partinë Socialiste të hyjë në Kuvend. Duke theksuar se Shqipëria gjendet në një moment të rëndësishëm të përafrimit me Bashkimin Europian, Ministri Basha u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të heqin dorë nga bojkoti dhe të kthehen në kuvend. Në Elbasan, ministri Basha ka nënvizuar edhe njëherë faktin se zgjedhjet e 28 qershorit ishin model dhe se për këtë arsye u certifikuan dhe u njohën nga organizmat ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›