E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama, qeveri eksperimentale per interesa personale Rozeta Rapushi



Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, kritikoi ashper dje perberjen e qeverise se re qe do te nise detyren ne shtator te ketij viti, duke e cilesuar si nje ekip te paafte dhe me mungese eksperience shteterore. Nga selia e PD-se, Basha tha se ekipi i ri qeverises nuk mund te jete tjeter vecse nje bashkesi qe do i sherbeje kryetarit, jo qytetareve. Ai shtoi se Rama solli nje kabinet eksperimental me synimin vetem tek interesat personale. “Edi Rama njoftoi dje ekipin qe do te perballet me sfidat e qeverisjes se shqiptareve dhe qe do te pergjigjet per premtimet piramidale dhe amatoreske me te cilat erdhi ne pushtet. Tok me emrat e shqiptuar nga kryesocialisti, ne veshet e shqiptareve gjemuan jehonat e te shkuares se palavdishme dhe te bemave te erreta te anetareve te ketij ekipi eksperimental. Aktore te se kaluares se larget, ministra te Ramiz Alise, protagoniste famekeq te kapjes se shtetit dhe perfitimit nga pushteti gjate qeverisjes se korruptuar te para 2005-es”, - reagoi Basha. Sipas tij, pjese e qeverise se re, jane sharesit dhe shpifesit me te zellshem kunder Shqiperise ne cdo udhekryq te rendesishem te vendimmarrjeve europiane, protagoniste te lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues te njohur te interesave te ish-kryetarit ne Bashkine e kryeqytetit, deri para dy vitesh. “Pra, nje ekip qe mbledh paaftesine, mungesen e eksperiences shteterore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare! Duke lene jashte vlera dhe kapacitete serioze te Partise Socialiste, dhe duke perfshire kamikaze personale, Edi Rama shkelmoi cdo parim qeverises te nje demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla te paqena ne funksion te kapjes dhe mbajtjes te gjithe pushtetit per veten dhe tarafin e tij”, - vleresoi kreu i PD-se, njeheresh edhe i Bashkise se Tiranes. Sipas Bashes, pas terheqjes nga cdo premtim qe u ka bere qytetareve me 23 qershor, njoftimi i Rames per kabinetin e ri, nuk habit askend por, verteton se qeveria e tij nuk mund te ishte vecse nje bashkesi qe do i sherbeje kryetarit per te permbushur endrren e tij per tu ndjere Kryeminister dhe jo per t’ju sherbyer qytetareve. “Ky pra nuk eshte ekipi qe do tu sherbeje shqiptareve, por ekipi qe do ti perulet kryetarit dhe do t’i sherbeje vetem interesave te tij dhe te kupoles se erret te 23 qershorit! Çdo shqiptar duhet ta dije sot, se shume shpejt pasojat e ketij qendrimi shperfilles dhe percmues ndaj vullnetit dhe interesave te tyre, do te rendojne mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe te familjeve te tyre”, - vijoi Basha. Ne kete kuader, ai tha se PD eshte e vendosur qe ne respekt te parimeve me te shenjta te demokracise parlamentare dhe te vullnetit te qytetareve shqiptare, te perballet fuqishem dhe te mbroje interesat e vendit dhe qytetareve nga kjo skeme e kapjes se pushtetit dhe e baterdisjes se paralajmeruar te shtepise se perbashket, Shqiperise.

Akuzat e Bashes ndaj kabinetit te ri qeveritar

“Me emrat e shqiptuar nga kryesocialisti, ne veshet e shqiptareve gjemuan jehonat e te shkuares se palavdishme dhe te bemave te erreta te anetareve te ketij ekipi eksperimental. Aktore te se kaluares se larget, ministra te Ramiz Alise, protagoniste famekeq te kapjes se shtetit dhe perfitimit nga pushteti gjate qeverisjes se korruptuar te para 2005-es. Pra, nje ekip qe mbledh paaftesine, mungesen e eksperiences shteterore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare! Edi Rama shkelmoi cdo parim qeverises te nje demokracie parlamentare”, - vleresoi dje Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›