Leskaj: Ne opozitë bashkëpunuese për NATO-n
24/02/2009 Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së
Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj ka deklaruar se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) është një kontribut i të gjitha forcave politike. “Për herë të parë një opozitë bëhet kontribuese direkte e procesit duke u bërë nismëtare e rezolutës për anëtarësimin e vendit në NATO, që u miratua me konsensus nga Kuvendi në janar të vitit 2007, dhe në vijim me angazhimin në dy reformat e sipërpërmendura”, - tha Leskaj. Sipas saj, pas samitit të prillit, ku pritet anëtarësimi në NATO, prova e parë e vërtetë e seriozitetit janë zgjedhjet e 28 qershorit. “Në fakt, ne ende sot diskutojmë për cilësinë e zgjedhjeve, pasi nuk e kemi garancinë se do kemi zgjedhje në standarde për sa kohë që ka probleme lidhur me infrastrukturën e sidomos me kartat e identitetit”, - tha ajo.