“Bashkëpunimi politik është një faktor i rëndësishëm”
24/02/2009 Kryeministri Sali Berisha
Për kreun e qeverisë anëtarësimi i vendit tonë në NATO përkthehet si një përgjegjësi më të madhe për qeverinë shqiptare. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Karta e Adriatikut: Integrimi euro-atlantik dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”, kreu i qeverisë nënvizoi se parlamentet e vendeve anëtare e dëshmuan mbështetjen e tyre duke ratifikuar brenda 6 muajsh protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Në një hark të shkurtët kohor, në kuadrin e Kartës “Adriatiku-3” dhe përpjekjeve për anëtarësimin në NATO, Shqipëria me një luftë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar ia doli të shndërrohet në një nga vendet më të sigurta në rajon dhe më gjerë”, - tha shefi i ekzekutivit. Sipas tij, bashkëpunimi me të gjitha forcat politike ka qenë një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe që ka bërë të mundur progresin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha nënvizoi sfidën më të madhe: realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme parlamentare të 28 qershorit. “Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për të zhvilluar zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka njohur ndonjëherë, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - deklaroi shefi i ekzekutivit.