Harxhi: Diplomacia rol të rëndësishëm
24/02/2009 Zëvendësministrja e Jashtme
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edit Harxhi ka deklaruar se anëtarësimi i vendit tonë në NATO ka ardhur falë bashkëpunimit mes Parlamentit dhe diplomacisë. Por numrin dy të MPJ-së rol të rëndësishëm në këtë aspekt ka pasur edhe diplomacia parlamentare, përmes së cilës është bërë e mundur prezantimi i reformave. Harxhi ka bërë një përshkrim të politikës së jashtme shqiptare në funksion të anëtarësimit në NATO. “Me shumë mund, pavarësisht vështirësive dhe gjendjes jo të qetë të rajonit gjatë viteve, Shqipëria arriti të anëtarësohet. Me reformat e kryera Shqipëria u shndërrua në një vend roli i të cilit ka qenë tepër i rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen në rajon”, - ka deklaruar zëvendësministrja e Jashtme. Ajo vuri theksin në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe reformat ligjore.