Bode: Rritje ekonomike pavarësisht krizës
24/02/2009 Ministri i Financave
Për drejtuesin e financave shqiptare Ritvan Bode treguesit kryesorë makroekonomikë të Shqipërisë kanë pozicionuar vendin në një nivel me ekonomi pozitive. Ministri i Financave në ndërhyrjen që pati në konferencën kushtuar anëtarësimit në NATO u ndal në rritjen ekonomike të përjetuar gjatë viteve të fundit, duke e vënë theksin në vitin e kaluar. “Gjatë vitit 2008 kemi pasur një rritje të mirë ekonomike, më të lartën në rajon. Në tre 3-mujorët e parë të vitit rritja ekonomike ka qenë në masën 10%, ndërsa në atë të fundit pretendohet të jetë në 7-8%. Kjo ka krijuar baza që në vitin 2009 rritja të jetë e lartë, pavarësisht krizës”, - deklaroi Bode. Sipas analizës së ministrit të Financave, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2009 parashikohet të jetë në masën 6%, duke marrë parasysh edhe rënien globale ekonomike.