Topalli: Gati për sfidat e shekullit të ri
24/02/2009 Kryetarja e Kuvendit
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar në konferencën “Karta e Adriatikut: Integrimi euro-atlantik dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”, se anëtarësimi i vendit tonë në NATO është një fillim i ri në historinë tonë me përpjekje mijëvjeçare për liri, paqe, stabilitet, mirëqenie e siguri. “Në samitin e NATO-s në prill të këtij viti ne do të tregojmë se jemi gati të takohemi me sfidat dhe premtimet e shekullit XXI”, - ka theksuar Topalli. “Procesi i ratifikimit ka qenë një katalizator i progresit demokratik, dhe kjo për ne do të thotë të jemi anëtarë me të njëjtat të drejta, privilegje, por dhe detyrime, për të ndërtuar bashkë me aleatët një koncept të ri strategjik të kësaj aleance, në përballjen me sfidat e këtij shekulli”, - ka deklaruar Topalli. Sipas saj, besimi i dhënë shndërrohet në përgjegjësi për thellimin e reformave.