E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitjet, pesë në pranga, vijojnë disa operacione

21/03/2009  Pesë persona të akuzuar për vjedhje u prangosën dje në kryeqytet, ndërsa u zhvilluan disa operacione të veçanta, ku disa prej tyre ishin vazhdime të arrestimeve të mëparshme. Kështu, në operacionin “Ura 1” u prangos Shkëlzen Sherri, 30 vjeç, banues në Lezhë, i proceduar më parë në Itali për veprën penale të “Vjedhjes”. Ai bashkë me tre të tjerë ka vjedhur me armë një banesë më datë 16 dhjetor 2008 në Vaqar. Në shtëpi iu gjetën dy armë zjarri automatik si dhe tre krehra automatiku me 49 fishekë. Në vijim të operacionit “Fenix”, që bën fjalë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, ku më datë 31 janar 2009 u vendosën në pranga 8 shtetas, u dokumentuan edhe disa vjedhje të tjera. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen e datës 25 shkurt 2009, në kuadër të operacionit “Alpet”, u arrit kapja dhe më pas arrestimi i shtetasit Françesko (Ludovik) Ndue Ndreca, 38 vjeç, sepse në bashkëpunim me shtetasin Syri Mehmeti, ( i cili është person i shpallur në kërkim), kanë vjedhur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›