E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi i te rinjve, prioriteti 4-vjecar i qeverises Eva Gjura

Punesimi i te rinjve shqiptare, ka qene kryefjala e kryeministrit Berisha, dje ne mbledhjen e radhes se qeverise. Kreu i qeverise ka theksuar se punesimi i te rinjve shqiptare, do te meritoje te gjithe vemendjen dhe perkushtimin e qeverise, si nje ceshtje jetike per mbare shoqerine per kater vitet e ardhshme. Si vleresim per nismat e qeverise ne punesimin e te rinjve, kryeministri Berisha ka pasur dje dy te ftuar speciale ne mbledhjen e qeverise, perfaqesues te gjimnazisteve dhe nxenesve te shkollave te mesme te vendit, anetare te levizjes shqiptare dhe boterore “Arritje rinore” (Junior Achivement), te cilet ndoqen mbledhjen ne kuader te programit te tyre te titulluar “Nje dite lider”. Kryeministri i vleresoi te rinjte per rezultatet e shkelqyera ne lendet mesimore, si dhe per perfaqesimin dinjitoz qe ata iu benin bashkemoshatareve te tyre, ne projekte te ketij lloji dhe premtoi se qeveria do t’i perkushtohet maksimalisht, punesimit te te rinjve shqiptare. “Punesimi i te rinjve pas shkollimit te tyre eshte jetik, jo vetem qe ata te ndertojne te ardhmen, por eshte jetik edhe per shoqerine, ne menyre qe shoqeria dhe vendi te mund te shfrytezoje potencialin energjik, vizionin, mencurine e tyre sa me mire dhe sa me shpejt, ne menyre qe familja e tij, ai vete, te shohe produktin e investimeve ne shkolle, por dhe shoqeria ta shohe nje gje te tille.” u shpreh kryeministri. Gjithashtu kreu i qeverise u shpreh se nje mekanizem i rendesishem punesimi per te rinjte do te jete dhe Mikrokrediti dhe biznesi social, te cilet do t’u vijne ne ndihme kryesisht te rinjve, meqe u perkasin shtresave me te varfra shoqerore, te cilet per shkak te gjendjes se tyre ekonomike, jane te perjashtuar nga mundesite e tjera qe ofron shoqeria. “Biznesi social do t’u besohet te rinjve, keshtu qe do te bejme gjithcka per te krijuar mundesi te medha per punesimin e te shkolluarve ne shkollat e mesme, per punesimin e tyre qe po mbarojne universitet.” tha kryeministri. Berisha beri te ditur se se shpejti nje ligj i ri do te miratohet ne parlament, nepermjet te cilit qeveria do te marre persiper cdo lloj detyrimi tatimor per cdo te ri te punesuar tre vitet e para. Gjithashtu, Berisha tha se qeveria po ben nje perpjekje shume te madhe ne inkurajimin per hapjen dhe konsolidimin e arsimit profesional. “Kemi arritur qe 92 % e atyre qe mbarojne klasat e 9-ta te hyjne ne shkollat e mesme, 72 % e atyre qe mbarojne maturat te hyjne ne shkollat e larta. Pra, ky mekanizem, krijon shanse te medha punesimi per te rinjte, sepse nje i ri i shkolluar, i krahasuar me moshatarin e tij te pashkolluar, ka shanse dy here me te medha per punesim se sa ai tjetri”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›