E Hënë, 2 Nëntor 2026

Basha, Ruli marrin anëtarësinë në kryesi

03/05/2005  Gjana, Ngjela, Bano, mbesin pa të drejtë voto, largohen Dajçi, Londo Memia dhe Minarolli

Pashko, Pango dhe Zogaj nuk arrijnë pragun për postet drejtuese

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur dje 25 emrat e anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie. Nga vota e anëtarëve të Këshillit ka rezultuar se vetëm 3 anëtarë të KOP kanë fituar të drejtën e një vendi në Kryesi. Ndërsa Genc Ruli ka rifituar një vend në Kryesinë e selisë blu. Në zhvillimin më të fundit në Partinë Demokratike vihet re dhe rikthimi i ish-ministrit të Rendit, Halit Shamata, në Kryesinë e partisë. Konkurrimet në këtë parti kanë përfunduar në mbrëmje, ku janë konfirmuar emrat që do të mbajnë postet drejtuese.

Kryesia

Ilir Bano, Spartak Ngjela, Jemin Gjana, Pal Dajçi, Shaban Memia, Vili Minarolli dhe Bardhyl Londo, janë disa nga ish-anëtarët e Kryesisë së demokratëve që nuk kanë marrë rikonfirmimin prej anëtarëve të Këshillit të PD-së. Në prononcimet e dhëna për "Metropol", të skualifikuarit kanë përshëndetur rezultatin, duke theksuar se në konkurrim ka të humbur dhe të fituar, ndërsa procesin ata e kanë vlerësuar si pozitiv. Jashtë kanë mbetur dhe disa nga të rikthyerit në Partinë Demokratike. Gramoz Pashko dhe Preç Zogaj nuk kanë arritur që të marrin mbështetjen e duhur për të qenë anëtar të Kryesisë. Madje, Pashko ka marrë vetëm 20 vota, duke u renditur i fundit në zgjedhjet e zhvilluara dje. Gjithashtu dhe Uran Butka, i cili ishte i vetmi që kundërshtoi Berishën në Kuvendin e fundit, nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i Kryesisë së demokratëve. Ndërsa Bamir Topi, Jozefina Topalli dhe Bamir Topi kanë marrë më shumë vota prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Prej strukturës së KOP, Lulëzim Basha, Majlinda Bregu dhe Aldo Bumçi kanë arritur të jenë anëtarë të strukturës më të lartë të PD-së. Basha është renditur i pesti në listë, duke marrë 73 vota, 2 më pak se sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, ndërsa Bumçi ka marrë 55 vota, duke u renditur në 3 të zgjedhurit e fundit. Kryesia e re e Partisë Demokratike pritet të zhvillojë mbledhjen e parë në fillim të javës së ardhshme.

Deklarata

Kryetari i Partisë Demokratike tha në fjalën e tij se detyrë imediate e këshillit dhe e Kryesisë është zhvillimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. "Ne jemi sot forcë krysore e vendit, vërtet jemi në opozitë, por si forcë e parë e Shqipërisë dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje që këto zgjedhje të zhvillohen të lira dhe të ndershme, me një përkushtim të madh dhe paraqitje para shqiptarëve të projektit tonë të ndryshimit", tha Berisha. Sipas tij, PD sot, faktikisht, është partia që udhëheq alternativën e ndryshimit. "Punësimi dhe mirëqenia, modernizimi i arsimit, i kujdesit shëndetësor dhe para së gjithash vendosja e shtetit ligjor, janë kusht themeltar që duhet të zbatohen për të ecur drejt integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. Këto janë reforma, që synojnë së pari, garantimin real të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, janë reforma të cilat kërkojnë vendosjen e shteti ligjor në Shqipëri", tha Berisha. Ndërsa, duke përmendur se BE është shprehur kundër fenomenit antidushk, ai ka bërë të ditur se me aleatët do të operojë me zona të lira. Por kjo vetëm në rast se socialistët do të votojnë amendamentin antidushk. "Kemi ndërtuar aleanca, kemi lëshuar zonat aleatëve tanë, sepse ligji krijon mundësi për aleanca, të cilat nuk cënojnë ndershmërinë e zgjedhjeve. Në rast se me kokëfortësi patologjike dhe me veprim qeveria nuk miraton dhe hedh poshtë amendamentin antidushk, skema jonë është e gatshme dhe PS do të reduktohet në përmasa që do t'i duken të mëdha ato të '92-shit", theksoi kreu i demokratëve.

Votimi për nënkryetarët

Bamir Topi – Fatos Beja

71 - 33

Jozefina Topalli – Mimoza Asekiu

71 - 32

Sektetari Përgjithshëm

Ritvan Bode – Bujar Nishani

63 - 42

Sekretar Organizativ

Jemin Gjana – Fredi Olli

66 - 39

Sekretar për marrëdhëneit me publikun

Spartak Ngjela – Mujo Buçpapaj

73 - 33

Sekretar për Burimet Njerëzore

Ilir Bano – Eris Hoxha

79 - 25

Sekretar për Çështjet Ligjore

Ilir Rusmali – Flamur Noka

69 - 37

Sektetar për Çështjet Ekonomike

Edmond Spaho – Selami Xhepa

71 - 34

Sekretar i Pushtetit Lokal

Ferdinant Poni - Ylli Asllani

57 - 48

Sekretar i Organizatave Partnere

Genti Strazimiri – Armando Bora

72 - 25

Pal Dajçi

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Pal Dajçi, nuk e ka kundërshtuar rezultatin e votimit të Këshillit Kombëtar, duke e konsideruar mbetjen jashtë forumit më të lartë të PD-së si vendim të një votimi të lirë dhe demokratik që dhanë strukturat e partisë. “Unë mendoj se votimi ishte i rregullt dhe transparent. Për sa i përket rezultatit, nuk kam ndonjë koment të veçantë, sepse ai ishte i lirë dhe demokratik. Vota ishte e fshehtë dhe vendimi i gjithsecilit duhet respektuar. Humb apo fiton, këto janë rregullat e lojës demokratike”, tha Dajçi.

Shaban Memia

Shaban Memia, i mbetur jashtë Kryesisë së PD-së, pas votimit tha se e ka pranuar rezultatin, pasi procesi i votimit ishtre i lirë dhe transparent. Sipas tij, humbja dhe fitorja janë pjesë e demokracisë së brendshme në parti. “Jo nuk kam ndonjë vërejtje për rezultatin. Votimi i fshehtë është pjesë e demokracisë së brendshme të partisë. Përderisa ke hyrë në garë duhet të dish t’i pranosh të dyja rezultatet. Përderisa flasim për votë të lirë, atëherë duhet të dijmë të lexojmë dhe atë çka vendos ajo. E thashë dhe më lart është pjesë e demokracisë”, tha Memia.

Spartak Ngjela

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Spartak Ngjela, i cili nuk fitoi me votë të drejtprdrejtë për anëtar kryesie, tha se votimi i djeshëm tregoi edhe një herë se PD-ja është një parti e hapur, ku gjithkush mund të garojë dhe të fitojë. “Votimi ishte brenda parametrave të një votimi të lirë dhe të ndershëm. U bë para kamerave dhe mediave dhe rezultati ishte ai që të gjithë e patë. Kjo tregon dhe një herë konceptin perëndimor të PD-së. Vota është instititucion dhe gjithësecili duhet t’i bindet vullnetit të votuesit”, tha Ngjela.

Kryesia e re vota

1- Sali Berisha

2- Bamir Topi 92

3- Jozefina Topalli 87

4- Ritvan Bode 75

5- Lulëzim Basha 73

6- Fatos Beja 70

7- Edmon Spaho 69

8- Marjeta Zaçe 69

9- Aleksandër Biberaj 66

10- Pjetë Arbnori 65

11- Astrit Patozi 63

12- Edi Paloka 60

13- Ilir Rusmajli 60

14- Omer Stringa 60

15- Sokol Olldashi 60

16- Maksim Cikuli 59

17- Genc Ruli 58

18- Bujar Nishani 57

19- Majlinda Bregu 57

20- Leonard Demi 56

21- Margarita Qirko 56

22- Mimoza Asekiu 56

23- Aldo Bumçi 55

24- Halit Shamata 55

25- Liri Dibra 55

Mbesin jashtë

26- Ilir Bano 53

27- Spartak Ngjela 51

28- Jemin Gjana 48

29- Pal Dajçi 48

30- Rexhep Uka 46

31- Suzana Turku 46

32- Albana Vokshi 45

33- Bardhyl Londo 45

34- Genc Strazimiri 45

35- Uran Butka 45

36- Preç Zogaj 44

37- Shaban Memia 44

38- Vili Minarolli 43

39- Aleksandër Sallabanda 41

40- Myqerem Tafaj 41

41- Roland Bejko 41

42- Ylli Pango 39

43- Osman Metalla 38

44- Migena Reçi 36

45- Ardian Kollozi 34

46- Fredi Olli 34

47- Ilda Lubonja 34

48- Selami Xhepa 33

49- Flamur Noka 32

50- Endlira Bushati 28

51- Mujo Buçpapaj 28

52-Gramoz Pashko 20

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›