Presim ftesë për anëtarësim në Samtin e radhës së NATO

03/05/2005 Ministrat e Kroacisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë miratojnë deklaratën në Tiranë
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë kanë konfirmuar dje bashkëpunimin, në kuadër të integrimit në strukturat euroatlantike. Gjatë takimit të zhvilluar dje, me rastin e dyvjetorit të themelimit të kartës Adriatik 3, ministri shqiptar, Kastriot Islami, ka shprehur besimin se në samitin e radhës NATO do t'u paraqesë ftesën të tre vendeve për anëtarësim. Sipas tij, Samiti i Uashingtonit inicioi procesin e Planit Kombëtar për Anëtarësim, si një koncept të ri të Aleancës për të ndihmuar vendet kandidate në përshpejtimin e proceseve të tyre integruese. "Që nga ajo kohë, procesi i MAP-it është bërë instrumenti kryesor, që ka ndihmuar vendet tona në arritjen e standardeve dhe vlerave të Aleancës Karta e Partneritetit midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, përfaqëson vizionin tonë të përbashkët për një rajon të integruar në strukturat euroatlantike", tha Islami. Takimin e përshëndetën zëvendëskryeministri i Kroacisë, Damir Polancec, ministrja e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Ilinka Mitreva dhe zëvendësndihmëssekretararja e Departamentit të Shtetit, Cathleen Stephens.
Deklarata
Pjesëmarrësit në takim kanë nënshkruar dhe një deklaratë, e cila konfirmon bashkëpunimin dhe angazhimin për stabilitetin në rajon, si dhe angazhimin në misionet paqeruajtëse. "Partnerët lavdëruan pjesëmarrjen individuale të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në operacionet e vazhdueshme mbështetëse të paqes në Afganistan dhe Irak, si një mjet për të demonstruar aftësinë e tyre për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të paqes dhe sigurisë globale", thuhet në deklaratë. Gjithashtu, vendet partnere të Kartës së Adriatikut-SHBA vunë re se "Karta ka provuar të jetë një mekanizëm me vlerë për harmonizimin e përpjekjeve të tri vendeve aspiruese në NATO, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni, për të arritur qëllimin e tyre strategjik, anëtarësimin në NATO. Në ripërsëritëm se Plan Veprimi i Anëtarësimit në NATO mbetet instrumenti kryesor për të vlerësuar progresin e çdo vendi aspirues drejt antëtarësimit në Aleancë". Përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë shprehën mirënjohjen për partnerin e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e tyre Euro-Atlantik dhe për angazhimin e saj për të promovuar stabilitet dhe demokraci në Evropën Juglindore. Gjithashtu, "partnerët mirëpresin nënshkrimin, më 4 maj 2005, në Bruksel, nga ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, të Memorandumit të Mirëkuptimit, që ka të bëjë me formimin e një Skuadre të Përbashket Mjekësore, që do të vendoset si pjesë e Misionit ISAF të NATO-s në Afganistan në verë 2005".