E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rizgjidhen, Bode, Topalli dhe Topi

03/05/2005  Bano, Gjana dhe Ngjela, anëtarë kryesie pa të drejtë vote

Disa prej të mbeturve jashtë Kryesisë së Partisë Demokratike, u votuan në Këshillin Kombëtar për sekretarë të partisë. Në bazë të statutit të PD-së, sekretarët futen automatikisht në Kryesinë e partisë, por nuk kanë të drejtë vote. Jemin Gjana zgjidhet sekretar Organizativ, Ilir Bano Sekretar për Burimet Njerzore dhe Spartak Ngjela rikonfirmon postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun. Ndwrkohw nw garwn pwr sekretarw ra nw sy pwrballja me kandidaturat e dobwta, nw ndryshim me atw qw ishte pwrfolur mw parw nw media dhe paralajmwruar nga burime nw PD, pwr njw rivalitet tw fortw mes figurave tw spikatura tw partisw, KOP dhe themeluesve. Burime në PD shprehen se në fillim ishte menduar që pas votimit për kryesinë, do të votoheshin vetëm nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm, por pas daljes së rezultateve të Kryesisë, kreu demokrat Berisha vendosi të shpallë dhe kandidaturat për postet e skeretarëve të tjerë të PD-së. Nga votimi i djeshëm, të reja nuk solli vetëm votimi për postet e larta drejtuese të partisë. Në postin e nënkryetares u rikonfirmuan Jozefina Topalli, e cila fitoi 71 vota përballë kandidates Mimoza Sakiu. Nënkryetar i PD-së është rizgjedhur edhe Bamir Topi, i cili në përballje me deputetin Fatos Beja mori 71 të vota. Sekretari i Përgjithshëm, Ritvan Bode, arriti të marrë shumicën e votave përballë anëtarit të kryesisë, Bujar Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›