Basha: SHBA mbështetje projekteve të Tiranës
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Luzim Basha e ka mbyllur vizitën e tij me një takim me komunitetin shqiptar në New York. Zoti Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që Diaspora shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare.
Kryebashkiaku theksoi se në të gjitha takimet që ka zhvilluar që nga, ka gjetur mbështetje për projektet e Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.
“Tirana si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe më të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend. Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, që ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane”, tha Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: SHBA mbështetje projekteve të Tiranës