E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vrasja e biznesmenit Spaho, identifikohet autori i dytë

FIER - Identifikohet edhe autori i dytë i vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho, më 1 dhjetor të vitit të kaluar në Fier.

Policia e Fierit bëri të ditur se ka identifikuar si bashkautor të krimit vëllain e personit tashmë të arrestuar, 28-vjeçarin Enea Hyka.

28-vjeçari vijon të jetë në kërkim, ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat ndaj tij.

Ndërkaq autori i tjetër i krimit Agim Hyka u arrestua 5 ditë pas vrasjes, e cila dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi autorët pretendojnë se viktima u ka vrarë babain vite më parë në Greqi.

Biznesmeni Spartak Spaho u vra më 1 dhjetor me breshëri plumbash, në qytetin e Fierit, ndërsa 2 persona të tjerë mbetën të plagosur.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›