Drejtori për zgjerimin në KE të hënën vizitë në Tiranë
TIRANË - Drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino vjen të hënën në Tiranë, për të biseduar me autoritetet shqiptare lidhur me planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Mësohet se vizitën e tij Sannino do ta nisë fillimisht me takimin me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, për të vijuar më pas me takimin me kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama.
Vizitën e fundit në Tiranë zyrtari i lartë i KE-së e zhvilloi më 9 nëntor 2011, pak para arritjes së marrëveshjes mazhorancë-opozitë për reformat që do përshpejtonin procesin e integrimit europian në vend.
(er.nu/BalkanWeb)