Westerwelle: Mbështesim axhendën evropiane të Kosovës
MYNIH - Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle, me të cilin diskutuan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zhvillimet në tri komunat veriore të Kosovës dhe situatën e përgjithshme politike në vend.
Zyra për shtyp e Presidencës bën të ditur se gjatë këtij takimi Jahjaga theksoi se institucionet e Kosovës e shohin dialogun teknik me Serbinë si mënyrën e vetme për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve fqinje.
Presidentja theksoi se procesi i dialogut përfiton me garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga Bashkimi Evropian duke respektuar përfaqësimin e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, në të gjitha marrëveshjet e arritura.
Nga ana e tij, ministri Westerwelle shprehu përkrahjen e Gjermanisë për Kosovës në konsolidimin e mëtejshëm të saj në skenën ndërkombëtare, axhendën e saj evropiane dhe vazhdimin e dialogut teknik.
Kryediplomati gjerman inkurajoi bashkërendimin dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve dhe liderëve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare në avancimin e proceseve demokratike dhe sigurimin e lirisë së plotë të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, si një vlerë evropiane.
(er.nu/tg/BalkanWeb)