Basha: Shqipëria, 100 mijë euro për ushtrinë e Kosovës
Shqipëria, gati të ndihmojë Kosovën në krijimin e ushtrisë së saj në mënyrë materiale dhe në ndihmë logjistike. Vendi ynë pritet të kontribuojë në fondin për krijimin e forcës së sigurisë së Kosovës me një shumë prej 100 mijë eurosh. Këtë vendim e bëri dje të ditur në Bruksel ministri ynë i punëve të jashtme Lulzim Basha gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jap de Hup Shefer. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë MPJ-së “Ministri Basha e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, se Shqipëria do të kontribuojë në fondin për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me një shumë prej 100 mijë euro.
Gjithashtu, z. Basha i tha z. Shefer se Shqipëria do të dërgojë edhe specialistë nga Forcat e saj të Armatosura për të trajnuar dhe ndihmuar në ngritjen e forcës së sigurisë së Kosovës”. Të dy zyrtarët gjatë takimit të djeshëm u ndalën tek zhvillimet në Kosovë, ku z. Basha shprehu qëndrimin e Tiranës zyrtare për vendosjen sa më të shpejtë të misionit të EULEX-it në të gjithë territorin e vendit, në përputhje me Kushtetutën e ligjet e Kosovës, siç parashikon paketa Ahtisari. Gjithashtu, z. Basha përsëriti qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të autoriteteve shtetërore të Prishtinës. Gjatë këtij takimi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë biseduan për procesin e anëtarësimit në NATO, zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Z. Shefer e vlerësoi shumë pozitivisht ritmin me të cilin po nënshkruhen protokollet e anëtarësimit të NATO-s për Shqipërinë nga vendet anëtare të Aleancës, duke u shprehur i bindur se në samitin e ardhshëm të qershorit 2009 në Strasburg do të arrihet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO. Më tej, z. Shefer u informua nga z. Lulzim Basha për zhvillimet në Shqipëri e në rajon. Ministri shqiptar e vuri në dijeni z. Shefer për progresin e reformat që po bën Shqipëria, për klimën konsensuale politike, veçanërisht në rastin e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, një reformë kjo e rëndësishme për proceset integruese të Shqipërisë.
“Konstatuam me kënaqësi se të gjitha vendet anëtare kanë nisur, dhe në shumë raste janë në përfundim të procedurave të ratifikimeve të protokolleve të anëtarësimit. Sekretari i Përgjithshëm më njoftoi se së shpejti do të firmosë ftesën për mua dhe për ministrin e Jashtëm kroat për mbledhjen parapërgatitore në muajt shkurt-mars, para samitit të Strasburgut. Dhe para kësaj periudhe pritet përfundimi i procesit të ratifikimit nga të gjitha vendet e anëtare të NATO-s, çka do të thotë se rruga është e hapur në atë moment për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO", - tha ministri Basha pas takimit. Nga ana e tij z. Shefer i çmoi si shumë të rëndësishme dhe pozitive këto zhvillime në Shqipëri, duke vlerësuar stabilitetin politik dhe për më tej edhe rolin që luan vendi ynë për stabilitetin rajonal. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës tha se NATO-ja mbështetet tek Shqipëria dhe roli i saj kontribuues për stabilitetin rajonal. Gjatë bisedës dypalëshe u trajtuan dhe çështje të stabilitetit rajonal dhe zhvillimeve në vendet fqinje ku u theksua edhe një herë roli konstruktiv i Shqipërisë si një shtyllë e stabilitetit në Evropën Juglindore. Gjatë takimit u diskutuan dhe çështje të tjera të rëndësishme që preokupojnë Aleancën, si dhe parapërgatitjet për mbledhjen e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe NATO-s, që mbahet muajin e ardhshëm në Bruksel.