Basha: Shqipëria e përgatitur për përgjigje pozitive nga Komisioni Europian

Tensionimi i qëllimtë nga Edi Rama nuk jep kontribut pozitiv
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha është shprehur se pala shqiptare pret një përgjigje pozitive nga ana e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, pas shqyrtimit prej tij të raportit paraprak hartuar nga ekspertët. Këtë deklaratë, ministri Basha, e bëri gjatë një seance dëgjimore në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku ka informuar se komisioni për të Drejtat Civile dhe çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian merr nesër në shqyrtim raportin mbi Shqipërinë. Basha hodhi poshtë të gjitha aludimet e publikuara të hënën në disa media të shkruara, sipas të cilave, në raport thuhet se Shqipëria është e vonuar në plotësimin e kushteve. Për zotin Basha faktori ndërkombëtar ka dhënë garanci të plotë se pas propozimit do të ecet me vendimarrjen, në mënyrë që, edhe shqiptarët të lëvizin të lirë pa viza në hapësirën Shengen.
...