E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, protestë në vetmi në Durrës, dështon tubimi me thirrje kundër qeverisë dhe Shqipërisë

Shtyrja disa herë e nisjes së protestës e ktheu atë në një përplasje “protestë kundër protestës”

Edi Rama është përballur sot me braktisjen më spektakolare të socialistëve, teksa është detyruar të shtyjë 3 herë orarin e nisjes së protestës në qytetin bregdetar të Durrësit. I nisur nga Tirana me idenë se do gjente në sheshin qendror të qytetit një valë të madhe tubuesish që po prisnin “idhullin” qëndresës dhe destabilitetit shtetëror, ishte krejt e kundërta, teksa Edi Rama, është përballur me poshtërimin me të madh që i është bërë ndonjë herë në ndonjë qytetet të vendit, që prej nisjes së protestave. Socialistët e Durrësit, e pritën ftohtë kryesocialistin, për një ide shumë të qartë dhe njëherazi të thjeshtë: është përfaqësues i një partie politike që nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, aty ku vendoset për fatet e vendit dhe të çdo qytetari shqiptar; dhe për më tepër, ka instaluar në selinë rozë një mekanizëm të pisët përbaltje ndaj çdo progresi të vendit, në kuadër të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kësisoj, në vargun e pafund të turpeve të kryesocialistit, arkiva dje është pasuruar me të tjera risi.
Mitingu i premtuar për t’u mbajtur rreth orës 17:00, me urdhër të Edvinit është shtyrë 3 herë, për të rinisur pas orës 19:00, për një arsye akoma edhe më të thjeshtë...mungesa e mbështetësve. Pikërisht, ky ka qenë një momenti më i padurueshëm për ata të pranishëm, revoltimi i të cilëve çoi në ngritjen e një “proteste kundër protestës”.
Nga kjo u penalizuan edhe një medieve të cilat filluan transmetimet “live”, ashtu siç edhe ishte njoftuar, por më pas u detyruan të mbushin hapësirën e mbetur me programacion të paparashikuar.
Përveç braktisjes nga mbështetësit, dukej se Edi Rama sot ishte braktisur edhe nga aleatët e tij, me të cilët ka organizuar miniprotesta të tjera.
Në miniprotestën e djeshme në Durrës, Edvini kishte si aleat të ngushtë dhe të vetëm në podium, vetëm Tak Ngjelën, ndërkohë që kishte marrë një përgjigje ironike nga Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo.
Një nga mungesat që ra në sy ishte edhe ajo e Erjon Veliaj, kreut të G99-ës, për të cilin nuk ka asnjë të dhënë kontakti, që prej nisjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë së Tiranës, për evazion fiskal dhe përvetësim të fondeve të një OJQ-je me aktivitet në Shqipëri.
Megjithatë, Edi Rama, i vetmuar dhe në klithjet e vuajtjes së mungesës së prioriteteve të të qenurit në pushtet, servir për opinionin publik dhe socialistët në tërësi, një valë të egër mashtrimesh dhe shpifjesh, duke nxirë në mënyrë turpshme përpara syve të ndërkombëtarëve, imazhin e Shqipërisë, por prej tyre, po merr braktisjen dhe injorimin e thirrjeve anarshiste, pavarësisht zellit të Tak Ngjelës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›