Rama: Politika e re do të sjellë ndryshimin
22/05/2009 Kreu socialist në Durrës, kërkon mbështetjen e të rinjve
“Ne mund të bëjmë shumëçka nëse jemi së bashku”
Kreu socialist Edi Rama u parashtroi të rinjve durrsakë planin e politikës së re për të përmirësuar standardet në arsim për të krijuar më shumë mundësi punësimi. Kështu, stafi i kryetarit socialist pati organizuar mbrëmjen e dy ditëve më parë një festë verore te sheshi “Tulantia” në Durrës, ku ishte i pranishëm dhe vetë Rama. Gjatë fjalës së tij Rama premtoi dhe njëkohësisht garantoi realizimin planit të tij për të rinjtë shqiptarë, që krijon më shumë mundësi për të ardhmen e tyre; duke përfshirë një sërë planesh konkrete për përmirësimin e arsimit në të gjitha nivelet. “Sot është koha që ju të përfshiheni. Sot është koha që ju ti jepni politikës përmasën e zemrës suaj, e cila rreh sepse shpreson, e cila rreh sepse ëndërron, e cila rreh sepse ju jetoni në një realitet ku patjetër kërkoni ndryshimin për veten tuaj, për familjen tuaj, shkollën tuaj, qytetin tuaj dhe vendin tonë”, - u shpreh Rama, duke kërkuar në këtë mënyrë mbështetjen e të rinjve në të gjithë vendin. Madje, sipas tij, me qëllim që të arrihet ndryshimi i kërkuar dhe i shumëpritur, duhet që fillimisht të gjithë të jenë të bashkuar. “Unë nuk kam ardhur këtu që tju premtoj gjëra që nuk bëhen. Unë kam ardhur këtu që tju them edhe sot se shumëçka ne mund ta bëjmë së bashku. Në rast se ne i japim njëri-tjetrit mundësinë për ta dëgjuar njëri-tjetrin, në rast se ne e shohim në sy njëri-tjetrin dhe i japim dorën njëri-tjetrit për t’u bërë më të fortë, pa asnjë dyshim ne mund ti japim vetes, mund ti japim qytetit dhe vendit tonë një shpresë të re, që është një shpresë që buron nga fuqia legjitime e ëndrrave tona, që është një shpresë që buron nga dëshirat legjitime për një vend më të mirë”, - u shpreh Rama lidhur me këtë çështje. Në gjykimin e tij, përmes një politike të re mund të hapen rrugë të reja për punësimin, qoftë nëpërmjet arsimit profesional, qoftë nëpërmjet kualifikimeve më të larta. “Përmes një politike të re ne mund ta bëjmë Shqipërinë një vend të punës dhe një vend të shpresës dhe jo një vend të papunësisë dhe të mungesës së perspektivës. Po kjo politikë e re ka nevojë për ju, kjo politikë e re ka nevojë për të gjithë ata si ju, kjo politikë e re ka nevojë për qytetarët dhe qytetaret që gjithnjë i kanë qëndruar politikës larg, duke bërë një gabim”, - deklaroi Rama gjatë fjalës së tij përpara të rinjve të qytetit bregdetar.