Basha dhe Toma do të njihen me postë
Prokuroria e Përgjithshme
deklaron se nëse
dy të pandehurit e
dosjes Durrës-Kukës, Lulzim
Basha dhe Andi Toma nuk do
të firmosin përfundimin e hetimeve,
në adresë të tyre do
të dërgohet me postë e gjithë
dosja. Grupi hetimor deklaron
se ka gati dosjen dhe
nëse zgjidhet "ngërçi" i procedurave
para datës 6 dhjetor,
kur mbaron afati i hetimit,
dosja do të përfundojë në
Gjykatën e Lartë. Por loja e
procedurave e ka vënë me
shpatulla në mur akuzën
qendrore, e cila njëkohësisht
për këtë problem ka disa
gjyqe të hapura. Ajo ka
ankimuar një vendim të
Gjykatës së Tiranës, e cila pezulloi
vendimin. Por mbrojtja
ka "luajtur" duke kryer një
apel kundërshtues ndaj
akuzës. Kjo procedurë vonon
edhe më tej dërgimin në
Gjykatën e Lartë. Përpos
kësaj, akuza deklaron se sot
është ftuar avokati i Bashës
dhe nëse nuk pranon të firmosë
mbarimin e hetimeve
do t‘ia dërgojnë të gjithë
akuzën me postë. Ish-ministri
i Transporteve, u hetua për
afro një vit për abuzimet e
kryera me fondet e Rrëshen-
Kalimash së bashku me ishzyrtarët
e këtij dikasteri, Armand
Teliti, Lejla Saraçi dhe
Andi Toma. Për Telitin dhe
Saraçin, prokuroria pushoi
akuzën dhe në bankën e të
akuzuarve pritet të ulen
vetëm Basha dhe ish-vartësi
i tij, Toma. Sipas prokurorisë,
në bashkëpunim me njëritjetrin,
dy të akuzuarit i kanë
shkaktuar shtetit një dëm financiar
prej 232 milionë eurosh.
Disa ditë më parë,
nëpërmjet zëdhënëses për
shtyp, Kryeministri Berisha i
hoqi Bashës, të gjitha
përgjegjësitë ligjore për
rrugën Durrës-Kukës, për të
cilën prokuroria kërkon ta
marrë atë si të pandehur
deklaron se nëse
dy të pandehurit e
dosjes Durrës-Kukës, Lulzim
Basha dhe Andi Toma nuk do
të firmosin përfundimin e hetimeve,
në adresë të tyre do
të dërgohet me postë e gjithë
dosja. Grupi hetimor deklaron
se ka gati dosjen dhe
nëse zgjidhet "ngërçi" i procedurave
para datës 6 dhjetor,
kur mbaron afati i hetimit,
dosja do të përfundojë në
Gjykatën e Lartë. Por loja e
procedurave e ka vënë me
shpatulla në mur akuzën
qendrore, e cila njëkohësisht
për këtë problem ka disa
gjyqe të hapura. Ajo ka
ankimuar një vendim të
Gjykatës së Tiranës, e cila pezulloi
vendimin. Por mbrojtja
ka "luajtur" duke kryer një
apel kundërshtues ndaj
akuzës. Kjo procedurë vonon
edhe më tej dërgimin në
Gjykatën e Lartë. Përpos
kësaj, akuza deklaron se sot
është ftuar avokati i Bashës
dhe nëse nuk pranon të firmosë
mbarimin e hetimeve
do t‘ia dërgojnë të gjithë
akuzën me postë. Ish-ministri
i Transporteve, u hetua për
afro një vit për abuzimet e
kryera me fondet e Rrëshen-
Kalimash së bashku me ishzyrtarët
e këtij dikasteri, Armand
Teliti, Lejla Saraçi dhe
Andi Toma. Për Telitin dhe
Saraçin, prokuroria pushoi
akuzën dhe në bankën e të
akuzuarve pritet të ulen
vetëm Basha dhe ish-vartësi
i tij, Toma. Sipas prokurorisë,
në bashkëpunim me njëritjetrin,
dy të akuzuarit i kanë
shkaktuar shtetit një dëm financiar
prej 232 milionë eurosh.
Disa ditë më parë,
nëpërmjet zëdhënëses për
shtyp, Kryeministri Berisha i
hoqi Bashës, të gjitha
përgjegjësitë ligjore për
rrugën Durrës-Kukës, për të
cilën prokuroria kërkon ta
marrë atë si të pandehur