Pas parave u ikën edhe ...gratë
Dështak, humbës i dreqit, i ulërin Keti të
shoqit në fytyrë. "Më ke shkatërruar jetën.
Shih si më janë bërë flokët, shih edhe
thonjtë. Ka dy javë që nuk më ke dhënë para të
shkoj te parukierja ime. Ndyrësirë. Ti je askushi".
Bashkëshorti i Ketit, Xhek, që punonte deri para
pak kohësh në një pozicion shumë të mirë në një
bankë, tashmë të falimentuar, në Britaninë e Madhe,
sapo i kishte kumtuar së shoqes se duhet të
reduktonte vajtjet e saj në sallonin e
shtrenjtë të bukurisë në qendër të
Londrës, për t‘i kursyer buxhetit
familjar 1000 paund në muaj. Por veç
kësaj, ai sapo i kishte thënë Ketit se
duhej që ndër të tjera të mos bënte
blerje në "Bond Street". Por ajo që
Xhek nuk guxonte t‘i thoshte, ishte se
tashmë nuk kishte as paratë për të
paguar 60 mijë dollarët në vit që
kushtonte shkolla e të birit. Por e
mësuar me një lumë parash, Keti nuk
mund ta kuptonte një situatë të tillë
dhe në vend që të ulej e të diskutonte
për daljen nga kriza, u shndërrua në
një krijesë agresive, që nuk la gjë pa i thyer në kokë
të shoqit, tashmë të shndërruar në një qenie të
dërmuar shpirtërisht dhe fizikisht. Nga "dialogu"
me bashkëshorten ai doli me një hundë të thyer
dhe krejt i gjakosur. Por a është ky vallë vetëm një
shembull ekstrem i izoluar, pasojë e krizës
ekonomike? Fatkeqësisht jo. Kur super të pasurit
ndiejnë krizën në xhepat e tyre, pashmangshmërisht
kriza do të përfshijë edhe martesën, e cila
shpesh është bërë thjesht për interes. Por një grua
e llastuar dhe e përkëdhelur, që ndodhet befas pa
benefitet me të cilat ishte mësuar përgjatë viteve
të martesës së begatë, mund të jetë një qenie
shumë-shumë e rrezikshme. Të mos e ngatërrojmë
këtë lloj bashkëshorteje me ato gra që kanë
zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe t‘ia dedikojnë
kohën dhe mundin e tyre vetëm familjes.
Gratë për të cilat po flasim janë ato që heqin dorë
nga çdo lloj pune, menjëherë pas martesës së kamur,
me pretekstin që të merren me punët e shtëpisë
dhe përkujdesjen për fëmijët, por që sapo
e arrijnë një situatë të tillë pajtojnë një ushtri shërbëtorësh
dhe atyre nuk u mbetet tjetër për të bërë
veç bërjes së pazarit për vete, apo shëtitjes nëpër
sallonet e bukurisë. Kjo lloj kategorie bashkëshortesh
jepet vetëm pas qejfeve të jetës dhe
luksit dhe sigurisht, kur ai merr fund, ato acarohen
dhe bëhen të dhunshme me bashkëshortët.
Pikërisht ndryshimi i situatës financiare në shumë
vende të Evropës Perëndimore ka bërë që të shtohet
shumë numri i divorceve ose i kërkesave për
divorc në shtresën e pasur. Madje, sipas shifrave
të sakta, që pas krizës së madhe të tregjeve financiare
në muajin shtator numri i kërkesave për divorc
është shtuar me 50%. Duket se para përkeqësimit
të mëtejshëm të situatës financiare shumë
çifte po përpiqen që të ndahen, atëherë kur ka
ende gjëra për të ndarë, pra sa ka ende para nëpër
banka, pasi mund të vijë një moment që të mos
ekzistojnë as ato para. Por për bashkëshortet e llastuara
zor se mund të ekzistojnë marrëveshje njerëzore.
Mosplotësimi i urisë së tyre për para i ka
shndërruar në qenie të ftohta dhe të pashpirt.
Shumë avokatë rrëfejnë histori pa fund sjelljesh
nga më çnjerëzoret të këtyre bashkëshorteve ndaj
familjeve dhe bashkëshortëve tanimë jo të pasur.
Duke qenë se specialiteti i tyre është vetëm marrja
e parasë në sasi të mëdha, ato nuk kanë shumë
ndjesi njerëzore. Tek ato nuk ekziston aftësia
njerëzore e mirëkuptimit, apo e ndihmës ndaj një
personi që është në nevojë. Ajo çka duan dhe për
të cilën falin gjithçka është "paraja". "I thashë
sime shoqeje që të hiqte dorë nga çdo lloj blerjeje
që i kalonte kufijtë e një çmimi të arsyeshëm, përfshi
veshjet e saj, por reagimi që pati ishte pak të
thuash shpërthyes", rrëfen një ish-financier. Ai ka
një grua shumë të bukur, shumë ekstravagante,
që deri më tani ka pasur një standard shumë të
lartë jetese, por që së fundmi është acaruar tepër
nga mungesa e parave. Sipas një avokati divorcesh,
i cili ka klient pikërisht bashkëshortin e
saj, gruaja e përkëdhelur ishte mësuar me shumë
para. Nuk përdorte kurrë metronë apo transportin
publik, por vetëm taksitë dhe i pëlqente që të
ushqehej jashtë, në restorantet më të shtrenjta e
sigurisht të vishej shik e të blinte dhurata të shtrenjta
për personat të cilëve donte t‘u pëlqente.
Pak javë pas divorcit ajo kishte gjetur dikë tjetër
shumë të pasur dhe me një shpejtësi për t‘u admiruar.
Një rast tjetër është ai i Sashës, i cili gjatë
muajve të fundit, veç punës shumë të mirë, humbi
edhe shtëpinë dhe disa prona të tjera për shkak
të bashkëshortes që, sapo filloi kriza, nisi procesin
e divorcit dhe e la pa gjë. Sigurisht që ai humbi
gjithçka, por ndryshe nga shumë të tjerë që janë
zhytur në trishtimin e humbjes, Sasha e kuptoi se
më në fund, i mbetur pa para do të mund të gjente
një grua që do ta donte për atë çka ishte, dhe jo
për atë që kishte në xhep, apo në kartat e kreditit.
Sipas disa avokatëve, bashkëshortet e llastuara
që duan të divorcohen kanë personalitetin e fëmijëve
grindavecë dhe tekanjozë që nuk arrijnë të
matin apo parashikojnë pasojat e veprimeve të
tyre dhe mbi të gjitha kanë një shkallë të lartë
mungese dhembshurie ndaj ish-burrave të rrënuar.
Këta të fundit ndihen jashtëzakonisht të përdorur
dhe shpesh të shkatërruar shpirtërisht e
psikologjikisht. "Ato ulërasin dhe egërsohen sapo
u mungojnë paratë, siç bëjnë fëmijët e vegjël kur
u heqin nga duart një lodër", thotë një avokat me
shumë përvoja çiftesh të tillë. "Në
jetën e të rriturve kjo lodër është paraja
me të cilën mund të blesh një status,
pushtetin, famën dhe arrogancën",
vazhdon ai. Sipas tij, ka një
kategori grash që janë të lindura për
të jetuar në mënyrë parazitare dhe
përmes bukurisë së jashtme dhe
mënyrave ndjellëse të shkatërrojnë
jetë meshkujsh, duke i përdorur si limonin
që fillimisht e shtrydh dhe më
pas e hedh. Në të shkuarën femra të
tilla gjuanin raste të ndryshme mondane
për të "peshkuar" pretë e
radhës, pasanikët me xhepat plot
dhe shpesh ia dilnin me sukses që të martoheshin
dhe t‘ua bënin rrush e kumbulla të gjitha paratë.
Ndërsa sot ka agjenci të posaçme lidhjesh, ku organizohen
njohje mes të pasurve dhe të bukurave,
që shpesh përfundojnë në lidhje martesore. Sipas
drejtueses së një agjencie, numri i grave të sapodivorcuara
për shkaqe ekonomike që kërkojnë ndihmën
e këtyre agjencive për gjetjen e personave
të tjerë të pasur është shtuar shumë. Zakonisht
ato që janë me të vërtetë profesioniste nuk e lënë
bashkëshortin e rrënuar pa gjetur një tjetër pasanik
për të plotësuar kërkesat e tyre financiare. Një
grua e tillë nuk do të mund të jetonte e vetme asnjë
sekondë dhe as që bëhet fjalë më për të gjetur
ndonjë punë. Por sado të llastuara dhe të kota, gra
të tilla kanë një aftësi shumë të madhe, ato janë
biznesmene të përkryera dhe dinë si t‘i bëjnë të
shitshme shtrenjtë "asetet" e tyre. Për to një burrë
i pasur është preja që duhet futur në rrjetë dhe
nuk ka rëndësi sa i vjetër, i dhjamosur apo me huqe
mund të jetë ai. E rëndësishme është që të gjejnë
një njeri që t‘u vijë pas gjithë harxhimeve dhe jetës
së tyre me një standard shumë të lartë. Gra të tilla
dinë si të shtiren të dashuruara dhe zemërdjegura
në fillim, dhe është e frikshme për bashkëshortët
kur, pasi kanë falimentuar, u duhet të përballen
në gjykatë me një njeri krejtësisht të ndryshëm
nga ai me të cilin vunë kurorë. Por nga ana tjetër,
edhe meshkujt kanë filluar të bëhen të zgjuar. Pas
përvojave të këqija, disa prej tyre kanë nisur madje
që të marrin mësime private për të dalluar gratë
"rrjepëse" nga ato që të duan vërtet për atë çka je.
Sigurisht që gjëra të tilla nuk mësohen nëpër
kurse, por ata mendojnë se është mirë që të merren
disa mësime për të mos vuajtur sërish më
vonë. Për meshkujt, divorci është një nga aventurat
që u merr më shumë para se çdo gjë tjetër në
jetë dhe jo vetëm para, por ai është edhe një shkatërrim
emocional. Shpesh, fatkeqësisht për shtresën
e pasur, kur paratë marrin fund, merr fund
edhe dashuria dhe ky është një çmim i dhimbshëm
për ata që janë mësuar të kenë çdo gjë dhe
të mos dështojnë kurrë.