E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasja Basha-Ina Rama, zbulohet vendimi i gjykatës

Gjyqtarja Fatmira Hajdari
ka rrëzuar pretendimet
e Prokurorisë së Përgjithshme,
e cila kërkonte
që padia e Lulzim Bashës, ish-ministër
i Transporteve dhe i hetuar
për aferat e pretenduara për
rrugën Durrës-Kukës, të mos
shqyrtohej në Gjykatën e Shkallës
së Parë, por në Gjykatën e
Lartë. Arsyeja e rrëzimit të pretendimit
të prokurorisë është se
kërkesa e ministrit aktual të jashtëm
nuk është dosje hetimore,
por vetëm një akt procedural dhe
në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës
Penale nuk ka asnjë citim
nëse akti procedural të gjykohet
në Gjykatën e Lartë. Seanca e
djeshme e zhvilluar pati shumë
debate midis palëve, në momentin
që prokurori i dosjes Durrës-
Kukës kërkoi përjashtimin e
gjyqtares Fatmira Hajdari. Kjo e
fundit i ka kërkuar disa herë
prokurorit të lexojë motivin e
kërkesës për përjashtimin e saj,
me dyshimin se ai mund të kishte
prapavijë "politike". Por përgjigjja
ishte se, vendimi i dhënë nga
gjyqtarja Hajdari thjesht nuk bazohet
në ligj.
Seanca
Në fillim të seancës së
djeshme, gjyqtarja Fatmira Hajdari,
e veja e të ndjerit Azem Hajdari,
është "befasuar" nga prania
e madhe e mediave të pranishme
në seancë. "Sa shumë (gazetarë)
që qenkeni... Jam mësuar në
gjykatë dhe në shtëpi", ka deklaruar
me një buzëqeshje të hollë
ajo. Më pas, është ulur në poltronin
e rëndë të gjyqtares dhe ka
shfletuar kërkesën që i kishte
mbërritur nga një eksponent i
Partisë Demokratike, Lulzim
Basha, i marrë i pandehur nga
akuza për abuzimet me rrugën
Durrës- Kukës. Gjyqtarja lexoi
para të pranishmëve se deputeti
pa imunitet, me anën e një
kërkese penale, kundërshtonte
zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme
në lidhje me komunikimin e
akuzës në datën 24 dhjetor dhe
fletëthirrjen në datën 28 dhjetor.
Zonja Hajdari u parashtroi palëve
në proces se kishin të drejtë të kryenin
kërkesa paraprake, para
fillimit të shqyrtimit të çështjes.
Menjëherë është ngritur prokurori
i çështjes, Arben Kraja, i cili,
siç e kishte njoftuar akuza një ditë
më parë, kërkoi që gjyqtarja të
shpallë pavlefshmëri të akteve,
pasi shtetasi Basha është deputet
dhe për pasojë kompetencë e
gjykimit të tij, është Gjykata e
Lartë. Një tjetër arsye që çështja
të shkojë në Gjykatën e Lartë, sipas
prokurorit, është se e njëjta
gjykatë (me gjyqtar Sokol Tonën)
ka vendosur për Andi Tomën dhe
Armand Telitin, për dosjen Durrës-
Kukës. Pas parashtrimit të
kërkesës, gjyqtarja deklaroi se
kërkesën e prokurorisë e ka marrë
vesh më parë nga mediat që të
mërkurën në orën 15:00. Prokurori
Kraja tha se kërkesa e
akuzës është dërguar që në orën
14:00 të së mërkurës, ndërsa reagimi
i gjyqtares ishte se kërkesa
i ka mbërritur në zyrë në orën
16:00 të datës 3 dhjetor.
Mbrojtja
Duke kundërshtuar organin e
akuzës, avokati Zef Nikaj tha se
kërkesa e prokurorisë për shpalljen
të pavlefshëm të shqyrtimit të
kërkesës së klientit të tij në këtë
gjykatë është e padrejtë. Sipas tij,
neni 141 i Kushtetutës bën fjalë se
Gjykata e Lartë gjykon Presidentin,
Kryeministrin, ministrat dhe
deputetët. Avokati Nikaj tha se në
këtë rast nuk kemi të bëjmë me një
gjykim, por thjesht me një akt-procedural
dhe në Kushtetutë nuk
përmendet që ky rast të çohet në
Gjykatën e Lartë. Një tjetër arsye
që kjo kërkesë të mos shkojë në
Gjykatën e Lartë, sipas avokatit,
është se shtetasi Lulzim Basha
nuk është marrë faktikisht i pandehur.
Ai tha se klienti i tij është
person nën hetim.
"Kushtetuta përcakton se komunikimi
i akuzës për një deputet,
kryhet nëpërmjet prokurorit ose të
një oficeri të policisë gjyqësore. Në
këtë rast nuk kemi një njoftim
akuze standarde. Pra, prokuroria
ka shkelur procedurat", pretendoi
avokati para togave të zeza. Një
tjetër parregullsi, sipas tij, është se
Gjykata e Lartë shqyrton dosjen në
momentin që i dërgohet një
kërkesë për gjykim të një personi
me imunitet. Nikaj argumentoi se,
në këtë rast nuk ka asnjë dosje të
dërguar. Ai shtoi se Gjykata e Shkallës
së Parë e Tiranës duhet ta
shqyrtojë mirë këtë kërkesë. Duke
iu referuar vendimit të datës 18
nëntor të Gjykatës së Tiranës,
avokati tha se kjo gjykatë ka pezulluar
afatet e hetimit të dosjes Durrës-
Kukës dhe si pasojë Lulzim
Basha nuk mund të merret i pandehur.
Duke iu drejtuar mediave
të pranishme në seancë, avokati
tha se përfundimisht kërkon që
kërkesa e prokurorit të hidhet
poshtë.
Vendimi
Pas pretendimeve të palëve,
gjyqtarja Fatmira Hajdari u tërhoq
së bashku me trupën për të marrë
vendimin. Pas më shumë se 20
minutash ajo u rikthye në sallë dhe
vendosi rrëzimin e kërkesës së
prokurorisë, e cila kërkonte që
Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë
këtë padi. Gjyqtarja, në këtë argumentim,
iu referua nenit 141 të
Kushtetutës, i cili thotë se "një person
me imunitet gjykohet në
Gjykatën e Lartë vetëm kur dosja
është dërguar". Në këtë rast, u
shpreh Hajdari, dosja nuk është
dorëzuar dhe se kërkesa e Lulzim
Bashës në Gjykatën e Tiranës është
vetëm një akt procedural dhe
nuk është një gjykim i një dosjeje.
Ajo u shpreh se në Kushtetutë nuk
përcaktohet se një akt procedural
duhet të shqyrtohet në Gjykatën
e Lartë. Duke iu referuar edhe nenit
73 të Kodit të Procedurës Penale,
gjykata çmoi se një procedurë nuk
mund të shqyrtohet në Gjykatën
e Lartë, por në Gjykatën e Shkallës
së Parë edhe në rastet kur kërkuesi
është një person me imunitet.
Për sa më sipër, gjykata rrëzoi
kërkesën e prokurorisë. Pas rrëzimit
të kërkesës, gjyqtarja hapi
shqyrtimin e kërkesës. Menjëherë
reagoi prokurori Arben Kraja, duke
kryer një kërkesë paraprake dhe
kërkoi në bazë të nenit 17 të Kodit
të Procedurës Penale largimin e saj
nga gjykimi i kësaj kërkese.
Gjyqtarja iu kundërpërgjigj, duke
i kërkuar prokurorit të lexojë pretendimin
e tij. Kraja atëherë ritheksoi,
se kërkesa është e mbështetur
në Kodin e Procedurës Penale. Në
këtë moment, gjyqtarja, me tone
të larta, i kërkoi edhe njëherë
prokurorit të lexojë se çfarë thotë
Kodi i Procedurës Penale. Përfaqësuesi
i organit të akuzës iu përgjigj
se kërkesa e tij është bërë për shkak
të vendimit që ajo sapo dha, i
cili nuk është i bazuar në ligj. Pasi
është bindur për kërkesën e
prokurorit, gjyqtarja mbylli seancën
gjyqësore, duke i kujtuar
organit të akuzës se në bazë të procedurës
ka të drejtë brenda tri
ditëve t‘i japë me shkrim pretendimet
për përjashtimin e saj nga
gjykimi i kësaj kërkese.

Avokati i ministrit ftohet në Prokurorinë e Përgjithshme

Avokati i Lulzim Bashës
është ftuar nga Prokuroria
e Përgjithshme për t‘u
njohur me dosjen përfundimtare
të prokurorisë, para se
ajo të depozitohet në Gjykatën e
Lartë. Zef Nikaj është ftuar dje nga
prokurori Arben Kraja të paraqitet
sot rreth orës 12:00 në akuzën qendrore
me pretendimin se do të njihet
me mbarimin e hetimeve nga
organi i akuzës. Por, siç konfirmon
edhe avokati, ai sot thjesht do të
depozitojë një kërkesë për pavlefshmëri
të akteve të prokurorisë
dhe nuk do të firmosë asnjë akt të
paraqitur nga organi i akuzës. Mësohet
se ende pa u dërguar dosja
në Gjykatën e Lartë, midis përfaqësuesve
ligjorë të ish-ministrit
të Transporteve, Lulzim
Basha, dhe prokurorit Arben
Kraja ka pasur shkëmbime
deklaratash, por jo në sallë të
gjyqit, por në media. Avokatët
dhe i pandehuri Basha kanë
deklaruar se veprimet e
akuzës janë të pabazuara në
ligjet e shtetit shqiptar. Menjëherë
ka ardhur kundërpërgjigjja
e Prokurorisë së
Përgjithshme, sipas të cilës,
dosja do të shkojë në gjykatë
me ose pa pëlqimin e të pandehurve.
Ditën e djeshme
ishte thirrur për t‘u njohur me
akuzën Andi Toma, ish-drejtori
juridik në Ministrinë e
Transporteve, kur "shef" ishte
Lulzim Basha. Por Toma nuk
ka pranuar të shkojë në akuzë,
duke dërguar mbrojtësin e tij
ligjor, Genc Gjokutaj, i cili i ka bërë
kërkesë prokurorit të çështjes dhe
kryeprokurores, duke i vënë në
dijeni se veprimet e tyre janë antiligjore
dhe duhet të ndërpriten.
Avokati nuk firmosi komunikimin
e akuzës për klientin e tij, Andi
Toma, ndërsa depozitoi në sekretari
një memorie. "Siç jam njohur
"Basha", gjyqtarja
Fatmira Hajdari
rrëzon prokurorinë
SOKOL ÇOBO
Gjyqtarja Fatmira Hajdari
ka rrëzuar pretendimet
e Prokurorisë së Përgjithshme,
e cila kërkonte
që padia e Lulzim Bashës, ish-ministër
i Transporteve dhe i hetuar
për aferat e pretenduara për
rrugën Durrës-Kukës, të mos
shqyrtohej në Gjykatën e Shkallës
së Parë, por në Gjykatën e
Lartë. Arsyeja e rrëzimit të pretendimit
të prokurorisë është se
kërkesa e ministrit aktual të jashtëm
nuk është dosje hetimore,
por vetëm një akt procedural dhe
në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës
Penale nuk ka asnjë citim
nëse akti procedural të gjykohet
në Gjykatën e Lartë. Seanca e
djeshme e zhvilluar pati shumë
debate midis palëve, në momentin
që prokurori i dosjes Durrës-
Kukës kërkoi përjashtimin e
gjyqtares Fatmira Hajdari. Kjo e
fundit i ka kërkuar disa herë
prokurorit të lexojë motivin e
kërkesës për përjashtimin e saj,
me dyshimin se ai mund të kishte
prapavijë "politike". Por përgjigjja
ishte se, vendimi i dhënë nga
gjyqtarja Hajdari thjesht nuk bazohet
në ligj.
Seanca
Në fillim të seancës së
djeshme, gjyqtarja Fatmira Hajdari,
e veja e të ndjerit Azem Hajdari,
është "befasuar" nga prania
e madhe e mediave të pranishme
në seancë. "Sa shumë (gazetarë)
që qenkeni... Jam mësuar në
gjykatë dhe në shtëpi", ka deklaruar
me një buzëqeshje të hollë
ajo. Më pas, është ulur në poltronin
e rëndë të gjyqtares dhe ka
shfletuar kërkesën që i kishte
mbërritur nga një eksponent i
Partisë Demokratike, Lulzim
Basha, i marrë i pandehur nga
akuza për abuzimet me rrugën
Durrës- Kukës. Gjyqtarja lexoi
para të pranishmëve se deputeti
pa imunitet, me anën e një
kërkese penale, kundërshtonte
zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme
në lidhje me komunikimin e
akuzës në datën 24 dhjetor dhe
fletëthirrjen në datën 28 dhjetor.
Zonja Hajdari u parashtroi palëve
në proces se kishin të drejtë të kryenin
kërkesa paraprake, para
fillimit të shqyrtimit të çështjes.
Menjëherë është ngritur prokurori
i çështjes, Arben Kraja, i cili,
siç e kishte njoftuar akuza një ditë
më parë, kërkoi që gjyqtarja të
shpallë pavlefshmëri të akteve,
pasi shtetasi Basha është deputet
dhe për pasojë kompetencë e
gjykimit të tij, është Gjykata e
Lartë. Një tjetër arsye që çështja
të shkojë në Gjykatën e Lartë, sipas
prokurorit, është se e njëjta
gjykatë (me gjyqtar Sokol Tonën)
ka vendosur për Andi Tomën dhe
Armand Telitin, për dosjen Durrës-
Kukës. Pas parashtrimit të
kërkesës, gjyqtarja deklaroi se
kërkesën e prokurorisë e ka marrë
vesh më parë nga mediat që të
mërkurën në orën 15:00. Prokurori
Kraja tha se kërkesa e
akuzës është dërguar që në orën
14:00 të së mërkurës, ndërsa reagimi
i gjyqtares ishte se kërkesa
i ka mbërritur në zyrë në orën
16:00 të datës 3 dhjetor.
Reagon akuza: Kërkojmë përjashtimin e saj
nga ana juaj telefonikisht më
datën 02.12.2008 në datën
4.12.2008 në orën 12:00 isha i ftuar
në cilësinë e mbrojtësit të të
pandehurit Andi Toma për t‘u njohur
me materialet e procedimit
penal nr.1 të vitit 2007. Në lidhje
me sa më sipër dhe në funksion të
respektimit të ligjit procedural
penal, ju bëjmë me dije qëndrimin
tonë, i cili konsiston në mospjesëmarrjen
në kryerjen e veprimeve
procedurale jashtë afatit hetimor
të ndërprerë me vendimin e
Gjykatës së Tiranës. Duke ju garantuar
bashkëpunimin tonë në
çdo rast eventual të rivendosjes
së gjendjes së një procesi të rregullt
ju falënderojmë", i shkruan
avokati Gjokutaj prokurorit të
çështjes, Arben Kraja

Zbardhet vendimi që nisi "luftën" Basha-Ina Rama

Gjyqtari Sokol Tona pezulloi afatet e hetimit të dosjes Durrës-Kukës

Gjykata e Tiranës ka pezulluar
zgjatjen e afateve
të hetimit për një
muaj të rrugës Durrës-
Kukës. Pikëpyetja më e madhe e
juristëve gjatë kësaj kohe do të
marrin një zgjidhje nga vendimi i
gjyqtarit Sokol Tona të datës 18
nëntor të këtij viti, i cili deklaron
ndër të tjera se: shfuqizon vendimin
e Ina Ramës në lidhje me zgjatjen
e afatit 1-mujor që ka të bëjë
me procedimin penal nr. 1 të vitit
2007 (dosja Durrës-Kukës. Gazeta
"Shqip" ka siguruar një kopje të
plotë të vendimit që solli këtë betejë
procedurale midis të pandehurve
dhe ish-të pandehurve të
dosjes Durrës-Kukës dhe organit
të prokurorisë). Pas këtij vendimi,
që është publikuar më poshtë,
kanë ardhur disa kërkesa të të
pandehurit Lulzim Basha, ishministër
i Transporteve, i cili
kundërshton prokurorinë që e
mori të pandehur. Nga ana tjetër,
organi i akuzës pretendon se vendimi
i Gjykatës së Tiranës ishte
vetëm për Tomën dhe Telitin, por
nga një rishikim i tij në detaje rezulton
se gjykata ka vendosur
edhe për shtetasin nën hetim,
Lulzim Basha.
Vendimi i plotë i Sokol
Tonës, asistuar nga sekretare
Elenita Zoto, me pjesëmarrjen
e prokurorit Arben
Kraja më datë 18.11.2008,
ku përfundoi së shqyrtuari
kërkesën me nr.1495 të Andi
Tomës dhe Armand Telitit.
Gjykata si dëgjoi ankuesit si
edhe avokatin e tyre, të cilët u
shprehen për pranimin e
kërkesës, si dëgjoi prokurorin, i cili
kërkoi rrëzimin e kërkesës, si
shqyrtoi dhe administroi provat
vëren: Siç rezulton nga aktet e administruara,
organi i Prokurorisë
së Përgjithshme është duke kryer
hetime në lidhje me procedimin
penal, nr. 1 të vitit 2007, i cili ka të
bëjë me shkeljet ligjore të konstatuara
gjatë procedurave të ndjekura
për përcaktimin e subjektit,
i cili ndërton rrugën Rrëshen-
Kalimash, si pjesë e korridorit
rrugor Durrës-Kukës, Morinë. Në
ndjekje të procedurave ligjore, ai
organ, midis veprimeve hetimore
të kryera, rezulton të ketë marrë
edhe vendimin datë 06.11.2008,
në lidhje me zgjatjen e afatit të
hetimeve të procedimit penal, nr.
1 të vitit 2007, nga data
06.11.2008, deri në datën
06.12.2008. Duke qenë se midis
subjekteve që hetohen për sa
sipër, janë edhe shtetasit Armand
Teliti dhe Andi Toma, të cilët, me
vendimin datë 06.09.2007, të
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, janë marrë si të pandehur
duke u akuzuar për kryerjen e
veprës penale të "Shpërdorimit të
detyrës, në bashkëpunim",
parashikuar nga neni 248 dhe 25
të Kodit Penal, këta të fundit,
duke mos qenë dakord, me vendimin
e sipërcituar të zgjatjes së
afatit të hetimeve, i janë drejtuar
kësaj gjykate me një kërkese ankimore
për shfuqizimin e vendimit
të sipërcituar.
Gjykata në vështrim të
provave që administroi si edhe
duke dëgjuar pretendimet e
palëve, vlerëson se kërkesa është
e drejtë, e bazuar në ligj dhe në
prova dhe si e tillë ajo duhet të
pranohet. Kështu, në referim të
fakteve të parashtruara si edhe
argumenteve juridike, në vendimin
e sipërcituar, objekt të këtij
shqyrtimi gjyqësor, në lidhje me
zgjatjen e afateve të hetimit për
një periudhë njëmujore, gjykata
evidenton vetëm sa vijon: "Hetimet
e këtij procedimi penal, nuk
është bërë e mundur të përfundojnë
brenda këtij afati, për arsye
objektive. Konkluzionet e aktit të
ekspertimit të datës 29.09.2008, i
janë vënë në dispozicion të pandehurve
dhe personit nën hetim
për të paraqitur, pretendimet e
tyre. Në vazhdim është e
nevojshme, për të kryer edhe disa
veprime të tjera hetimore, që lidhen
me konkluzionet e këtij akti
ekspertimi". Në vështrim të sa më
sipër, gjykata konstaton se arsyeja
e zgjatjes së afatit të hetimeve,
ka të bëjë dhe lidhet me faktin e
kryerjes së veprimeve hetimore
rreth konkluzioneve të aktit të ekspertimit,
i cili siç u sipër citua
daton më 29.09.2008 dhe hetimet
pretendohen të vazhdohen,
vetëm për sa sipër, deri më
06.12.2008. Në lidhje me këtë
çështje, ndonëse në seancë gjyqësore,
përfaqësuesi i organit të
prokurorisë, parashtroi argumentet,
në funksion të nevojës së
afateve kohore, për kryerje të veprimeve
hetimore; krejt të
kundërtën gjykata administroi në
seancë, pohimet e ankuesve, si
edhe të avokatit të tyre, sipas të
cilëve, nga ana e organit të
Prokurorisë së Përgjithshme,
kanë qenë të gjitha mundësitë
dhe afatet kohore, për përfundimin
e hetimeve të çështjes në
fjalë. Në analizë të provave të administruara
dhe që do të analizohen
më poshtë, gjykata sjell bindjen
në vërtetësinë e pretendimeve
dhe argumentin juridik të
parashtruar nga ankuesit Armand
Teliti dhe Andi Toma.
Kështu, gjykata u bë me dije se
këta dy shtetas janë marrë si të
pandehur në datën 06.09.2007,
duke u akuzuar për kryerjen e veprës
penale të "Shpërdorimit të
detyrës, në bashkëpunim". Pikërisht,
rreth nevojës për kryerjen e
një akti ekspertimi, të konsideruar
si të tillë, nga ana e organit të
prokurorisë, shtetasit Armand Teliti
dhe Andi Toma (jo vetëm këta të
dy) i kanë parashtruar atij organi
një memorie, e cila mban datën
12.05.2008, në të cilën për shkaqet
e parashtruara në të, ata e konsiderojnë
sipas tyre, vendimin për
kryerjen e një akti ekspertimi, si të
paarsyetuar dhe joligjor. Ndonëse
në dijeni të një qëndrimi të tillë,
organi i Prokurorisë, në datën
06.10.2008, ka marrë në pyetje të
pandehurit (në atë proces), Armand
Teliti dhe Andi Toma, duke
mbajtur edhe proces verbalet përkatëse,
nga ku jo vetëm që ju ka
komunikuar rezultatet e aktit të
ekspertimit i cili mban datën
29.09.2008, (si edhe një kopje të tij)
por edhe ai Organ, është bërë me
dije prej tyre se ata "nuk kanë asnjë
koment për të berë". Por, pavarësisht
se qëndrimet e të pandehurve
(në atë proces) Armand Teliti
dhe Andi Toma, në lidhje me aktin
e ekspertimit, janë evidente dhe
të dokumentuara, në aktet e sipërcituara
(Memoria e datës 28.05.2008, si edhe proces verbali
i pyetjes së tyre i datës 06.10.2008),
përsëri nga ana e organit të
Prokurorisë, shtetasit Armand Teliti
dhe Andi Toma, janë marrë në
mënyrë të përsëritur në pyetje, pas
një muaji, për të njëjtin fakt, për të
parashtruar opinionet e tyre rreth
të njëjtit akt ekspertimi, atij të
datës 29.09.2008. Rezulton nga ky
akt, se shtetasit Armand Teliti dhe
Andi Toma, jo vetëm kanë shprehur
qëndrimin e tyre konstant, por
madje ata kanë kërkuar edhe përfundimin
e hetimeve, që sipas
tyre, po zgjaten pa shkak. (Proces
verbali i datës 06.11.2008). Pikërisht
në këtë datë, ndonëse përballë
argumenteve të sipërcituara,
prokurori i çështjes, me vendimin
e tij të së njëjtës datë (06.11.2008),
ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimeve,
me argumentin e vetëm,
të kryerjes së veprimeve hetimore,
rreth konkluzioneve të aktit të ekspertimit.
Pikërisht, një vendim të tillë,
kjo gjykatë me provat që u sipërcituan
e konsideron të pa justifikuar,
pasi e gjen të pamotivuar
dhe të pa argumentuar faktin që
Organi i Prokurorisë, në funksion
të hetimeve të tij, e aq më shumë
në një çështje të tillë, të shfrytëzojë
një hapësirë kohore, që
vetëm për veprimet rreth konkluzioneve
të aktit të ekspertimit
të kërkojë një kohë në limitet e
datave 29 Shtator-06 Dhjetor
2008. Në lidhje me sa sipër, gjykata
duke pasur parasysh faktin se
afatet kohore që nga data e depozitimit
të aktit të ekspertimit
29.09.2008 deri në datën
06.11.2008, kanë qënë plotësisht
të mjaftueshme, për Organin e
Prokurorisë, pasi jo vetëm se sa
sipër është një periudhë relativisht
e gjatë, por edhe për faktin
se nga ana e shtetasve Armand
Teliti dhe Andi Toma, në mënyrë
të dokumentuar prej tyre, ai Organ
është bërë me dije, se ata
nuk parashtrojnë asnjë objeksion
ndaj tij, pasi, akti i ekspertimit
prej tyre konsiderohet i
paligjshëm; pra për sa sipër kjo
gjykatë gjen të drejtë pretendimin
e ankuesve në këtë proces,
se zgjatja e afatit të mëtejshëm
të hetimeve, rreth aktit të ekspertimit,
është e pajustifikuar.
Gjykata vendosi: 1) Pranimin e
ankimit të bërë nga Armand Teliti
dhe Andi Toma dhe shfuqizimin
e vendimit dt. 06.11.2008 të
prokurorit pranë zyrës së
Prokurorit të Përgjithshëm në
lidhje me zgjatjen e afatit 1-mujor
që ka të bëjë me procedimin
penal nr. 1 të vitit 2007.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›