"Fazliç", prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë ‘Rudnap‘
Prokuroria e Përgjithshme
ka sekuestruar dokumentet
e kompanisë importuese
të energjisë
Rudnap, në kuadër të hetimeve
për shtetasin serbo-boshnjak
Damir Fazliç, i cili hetohet në Shqipëri
për pastrim parash. Dokumentet
e kësaj shoqërie u sekuestruan
te Korporata Elektroenergjetike
Shqiptare, e cila ka importuar
shumë herë nëpërmjet Rudnap,
përfaqësuesi ligjor i së cilës rezulton
biznesmeni Fazliç. Rudnap ka
marrë pjesë në shumë tendera të
importit të energjisë, ku edhe më
pas është kontraktuar. Nga të
dhënat e prokurorisë mësohet se
kjo kompani na ka shitur energji
elektrike me vlerë 34 milionë euro.
Ndërkohë, përfaqësuesi i saj ligjor
Damir Fazliç, ndodhet nën hetim
nga prokuroria për veprën penale
të pastrimit të parave.
Burime nga organi i akuzës pohojnë
se shtetasi Damir Fazliç nuk
ka derdhur asnjë qindarkë në
arkën e shtetit. Zyrat e tatim-taksave
i janë përgjigjur Prokurorisë
së Tiranës, e cila po heton ndaj serbo-
boshnjakut, pasi dyshohet për
pastrim parash në Shqipëri.
Burime të konfirmuara pohojnë
për mediat se nga përgjigjet që
kanë mbërritur në duart e
hetuesve rezulton se biznesmeni,
i cili ka regjistruar të paktën tetë
shoqëri në Shqipëri, nuk ka derdhur
asnjë lloj shume parash te
tatim-taksat. Por për të vërtetuar
nëse Fazliç u është shmangur
detyrimeve tatimore, prokuroria
ka kërkuar informacion nëse shoqëritë
e serbo-boshnjakut kanë
qenë apo jo aktive. Në bazë të ligjit,
nëse një shoqëri është aktive, duhet
të pasqyrojë aktivitetin e saj
muaj pas muaji dhe t‘i paguajë
shtetit 10 për qind të fitimit vjetor.
Në këto kushte, nëse kompanitë e
të akuzuarit kanë kryer aktivitet
dhe nuk kanë shlyer detyrimet,
hetimi do të kalojë në pistën e
evazionit fiskal.
ka sekuestruar dokumentet
e kompanisë importuese
të energjisë
Rudnap, në kuadër të hetimeve
për shtetasin serbo-boshnjak
Damir Fazliç, i cili hetohet në Shqipëri
për pastrim parash. Dokumentet
e kësaj shoqërie u sekuestruan
te Korporata Elektroenergjetike
Shqiptare, e cila ka importuar
shumë herë nëpërmjet Rudnap,
përfaqësuesi ligjor i së cilës rezulton
biznesmeni Fazliç. Rudnap ka
marrë pjesë në shumë tendera të
importit të energjisë, ku edhe më
pas është kontraktuar. Nga të
dhënat e prokurorisë mësohet se
kjo kompani na ka shitur energji
elektrike me vlerë 34 milionë euro.
Ndërkohë, përfaqësuesi i saj ligjor
Damir Fazliç, ndodhet nën hetim
nga prokuroria për veprën penale
të pastrimit të parave.
Burime nga organi i akuzës pohojnë
se shtetasi Damir Fazliç nuk
ka derdhur asnjë qindarkë në
arkën e shtetit. Zyrat e tatim-taksave
i janë përgjigjur Prokurorisë
së Tiranës, e cila po heton ndaj serbo-
boshnjakut, pasi dyshohet për
pastrim parash në Shqipëri.
Burime të konfirmuara pohojnë
për mediat se nga përgjigjet që
kanë mbërritur në duart e
hetuesve rezulton se biznesmeni,
i cili ka regjistruar të paktën tetë
shoqëri në Shqipëri, nuk ka derdhur
asnjë lloj shume parash te
tatim-taksat. Por për të vërtetuar
nëse Fazliç u është shmangur
detyrimeve tatimore, prokuroria
ka kërkuar informacion nëse shoqëritë
e serbo-boshnjakut kanë
qenë apo jo aktive. Në bazë të ligjit,
nëse një shoqëri është aktive, duhet
të pasqyrojë aktivitetin e saj
muaj pas muaji dhe t‘i paguajë
shtetit 10 për qind të fitimit vjetor.
Në këto kushte, nëse kompanitë e
të akuzuarit kanë kryer aktivitet
dhe nuk kanë shlyer detyrimet,
hetimi do të kalojë në pistën e
evazionit fiskal.