Basha: Çerdhet, brenda 2 vitesh do plotësojme të gjitha nevojat
TIRANË-Cerdhe të reja do t’i shtohen Tiranës, ndërsa ato aktuale do të restaurohen dhe pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme. Kështu deklaroi sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela, së bashku me ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth dhe bashkëshorten e tij Ana Maria ishin sot në çerdhen numër 11, në Laprakë.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se në buxhetin e vitit 2012, që do i paraqitet Këshillit Bashkiak, në datë 28 dhjetor, një vend të veçantë zë restaurimi i çerdheve dhe ndërtimi i çerdheve të reja dhe pajisja e tyre me të gjithë kushtet. Basha tha se: “Në planifikimin tonë afatmesëm synohet që brenda dy viteve të ardhshme, numri i çerdheve në të gjithë territorin e qytetit, të jetë i mjaftueshëm për të permbushur kërkesat e qytetarëve, kërkesë që sot është më e madhe, se sa mundësitë për t’i përballuar, me numrin e çerdheve aktuale”.
Basha theksoi se kjo do të kërkojë një planifikim nga ana e Bashkisë. “Planifikim sa i përket territoreve ku do të ndërtohen këto çerdhe, por edhe skema të reja të financimit, në bashkëpunim me sektorin privat, në mënyrë që në 24 muajt e ardhshëm, Tirana të lërë mbrapa kohën kur prindërit kërkojnë çerdhe e nuk ka mjaftueshëm vende për fëmijët e tyre dhe çerdhet e Tiranës të përmbushin plotësisht standartin europian, siç aplikohet kudo në Europë. Nuk është diçka e lehtë, por është diçka plotësisht e arritshme dhe hapi që do të hedhim me buxhetin e vitit 2012 është hapi i parë në këtë drejtim”.
Sa i përket cerdhes nr 11 në Laprakë, në një njoftim për shtyp nga Bashkia e Tiranës mësohet se OSBE ka mundësuar paisjen e kësaj çerdheje, me mjete të domosdoshme, si shtretër, dyshekë, frigoriferë, ngrohëse, peshqirë, batanije, çarcafë, tapete dhe një kënd lojrash, me qëllim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve, për 34 fëmijët e kësaj çerdheje.
Ambasadori i OSBE-së nënvizoi domosdoshmërinë, që të gjithë të japim pak më shumë dashuri dhe ngrohtësi për fëmijët: “Me aq fonde sa mund të siguronim, u përpoqëm të ndihmonim këtë çerdhe, fëmijët e kësaj çerdhjeje, me disa pajisje të nevojshme, që t’i bëjnë ata të lumtur, jo vetëm për Krishtlindje por edhe për muaj të tërë në vijim” - tha Wollfarth.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Basha falenderoi Wollfarth për këtë ndihmesë.
“Dua të falenderoj praninë e OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Wolfarth, por edhe znj.Wolfarth, për iniciativën e ndërmarrë”.
(d.bonollari/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha: Buxheti 2012 trefishim investimesh në Tiranë