E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konchesky shkon në Leicester

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 15:17

I zhgënjyer me paraqitjet e shfaqura në pjesën e parë të sezonit që shkoi, menaxhmenti i Liverpool e ka shitur përfundimisht mbrojtësin e majtë Paul Konchesky në Leicester City, klub ambicioz nga Championshipi anglez.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura shifrat e këtij transferimi, mësohet se 30 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që drejtohet nga trajneri i njohur suedez, Sven-Goran Eriksson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›