E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha i kërkon Egjiptit të njohë pavarësinë e Kosovës

Autori i Lajmit: red.
Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka zhvilluar të premten me Mohamed Al-Orabi, zv.ministër i Punëve të Jashtme për Çështjet Ekonomike dhe Ndërkombëtare të Republikës Arabe të Egjiptit, dhe Amina Imam, ambasadore e këtij vendi në Tiranë, ka shprehur dëshirën për një njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga Egjipti. Basha gjatë takimit i informoi mysafirët për procesin e deritanishëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke potencuar se njohja e pavarësisë së Kosovës i shërben sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ministri Basha, po ashtu, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe u ndal në klimën favorizuese që ka Shqipëria për thithjen e investimeve egjiptiane në fushat me interes reciprok, si në transportin detar, energjetikë dhe në turizëm. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për vizitën e pritshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit në Tiranë, si dhe për zhvillimet më të fundit ndërkombëtare.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›