Sllovakia “PO” anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Autori i Lajmit: red.
Parlamenti i Sllovakisë ka ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke u bërë kështu vendi i tetë që miraton protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike. Para Sllovakisë, Protokollin e kanë miratuar Hungaria, Letonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lituania, Polonia, Rumania dhe Bullgaria. Kjo është një tjetër mbështetje e vendeve evropiane në drejtim të Shqipërisë që kjo e fundit të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Shqipëria e mori ftesën për anëtarësim në NATO në prill të këtij viti në Samitin e Bukureshtit.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008