E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha-investitorëve: Tirana mundësi për biznes

Kryebashkiaku Lulzim Basha i ka treguar 40 biznesmeve amerikanë një Tiranë drejt zhvillimit ku investohet në projekte të urbanistikës, turizmit dhe më gjerë. Sipas tij, kryeqyteti ka klimë miqësore për bizneset e huaja. Në sallën e Këshillit Bashkiak, përfaqësuesi e biznesit amerikan pyetën Bashën se ku mund të investojnë, me këtë të bashkëpunojnë dhe a është reduktuar korrupsioni, ashtu si ata kishin degjuar?
"Bashkia e Tiranës ofron mundësi të mira për bizneset dhe janë marrë të gjitha masat për të reduktuar korrupsionin. Kemi eliminuar disa taksa, Shqipëria ka potenciale të mira për investim. Në anën tjetër nëpëmjet projekti One Stop Shop, shmang burogracitë duke krijuar lehtësira për biznesin. Unë ju ftoj që invesitmi juaj të përqëndrohet në fushat më kryesore sic është turizimi dhe energjia. Ne jemi të gatshëm të të dëgjojmë me interes propozimet dhe për t`ju mirëpritur me projektet tuaja” ka theksuar Basha.
Më heret investitorët janë njohur me projektin e sheshit "Skëndërbej" ku punimet që po kryhen në të.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›