E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Komuna e Parisit", aty ku çmimet s`përputhen me cilësinë

Zona "Komuna e Parisit" në Tiranë është një prej lagjeve më të kërkuar për banim por edhe ndër më të shtrenjat përsa i përket çmimit të apartamenteve. Por, kësaj jete të shtrenjtë, infrastrukutra nuk i përgjigjet aspak.
 

Janë të pakta rrugët e sistemuara përfundimisht dhe ato që janë të asfaltuara, tashmë janë jashtë çdo standardi.
Ndërsa në lagjen mes komunës së Parisit dhe Kopshtit Botanik, ndëtimi i unazës së madhe ka krijuar kaos, gropa në rrugë dhe baltë.
 

Ndërsa projekti i "Unazës së Madhe" zgjat deri në përfundim, bashkë me punimet, këta banorë janë të detyruar jo vetëm të dëgjojnë zhurmat e makinerive por edhe baltën e gropat përballë shtëpisë së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›