"Basha", juristi: Gjykata e Lartë humbi pavarësinë
Nuk kanë të sosur problemet për Prokurorinë e Përgjithshme për të vënë nën përgjegjësi penale abuzuesit e dosjes "Durrës-Kukës". Gjykata e Lartë, në vendimin për ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, për të cilin tha se nuk është marrë asnjëherë i pandehur dhe rrëzoi në unanimitet çdo akt procedural të prokurorisë, i ka dhënë atij automatikisht imunitetin. Pra çdo hetim i ri i organit të akuzës ndaj deputetit Lulzim Basha duhet të kalojë nga Parlamenti i Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Gjykatës së Lartë, sipas së cilës, deputeti Lulzim Basha gëzon automatikisht imunitetin, çka e pengon drejtësinë të kryejë një hetim ndaj tij. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila tashmë është vënë me "shpatulla në mur". Duket se prokurorisë i duhet të fillojë çdo provë nga fillimi me qëllim përsëritjen e një kërkesë në Parlament. Ajo çka është më e rëndësishme për Bashën është se prokuroria duhet të marrë leje për hetimin ndaj tij. Të ndodhur përballë kësaj situate, drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme do të urdhërojnë regjistrimin e një procedimi penal në Prokurorinë e Tiranës pa emër dhe më pas hetimet do të përcaktojnë edhe personat përgjegjës.
Imuniteti
Kjo është hera e parë në drejtësinë shqiptare që një çështje për një deputet mbyllet me procedura dhe prokuroria deklaron se automatikisht imuniteti ndaj Bashës ekziston, madje, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, deputeti ka pasur gjithmonë imunitet, pasi gjykata e ka konsideruar të "pafajshëm". Ligjet shqiptare nuk e përcaktojnë qartë nëse imuniteti i kthehet deputetit gjatë një procesi që mbyllet me procedura. Gazeta ka kontaktuar me disa juristë, të cilët deklarojnë se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Basha ka imunitet, çka do të thotë procedura të tjera për prokurorinë nëse ka ndërmend ta vërë para përgjegjësisë ligjore. Neni 13 i Rregullores së Kuvendit përcakton se me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Këshilli shqyrton kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti, në përputhje me nenin 118 dhe nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të ndaluar ose të arrestuar, sipas nenit 119 të kësaj Rregulloreje. Në nenin 118, heqja e imunitetit të deputetit, thuhet se kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni Kuvendin në seancën plenare më të parë. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda katër javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së dytë pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancën plenare, fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t‘iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Pra në asnjë pikë nuk parashikohet se nëse gjykata apo prokuroria mbyll dosjen me procedura deputetit i kthehet imuniteti. Juristët komentojnë se mbyllja me procedura është e njëjtë me mbylljen e dosjes dhe automatikisht deputetit i kthehet imuniteti. Në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin Penal nuk ka asnjë precedent të tillë.
Vendimi i formës së prerë
Gjykata e Lartë, gjatë vendimit, tha se është aktivizuar formalisht për të shqyrtuar dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, i cili akuzohej nga prokuroria se kishte shkelur procedurat gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe i kishte shkaktuar një dëm shtetit shqiptar prej 230 milionë eurosh. Sipas vendimit, të gjitha procedurat e ndjekura nga organi i akuzës kanë qenë të paligjshme dhe për rrjedhojë, deputeti Basha nuk gëzon statusin e të pandehurit. Ai, sipas gjykatës, nuk është marrë asnjëherë i pandehur dhe se fletëthirrjet në prokurori janë bërë në kundërshtim të Kodit të Procedurës Penale. Edhe njoftimi i akuzës dhe dërgimi i dosjes në gjykatë, në momentin e fundit, është një shkelje tjetër e procedurës të ligjeve shqiptare, të cilat nën interpretimin e gjyqtarëve supremë në Shqipëri arrijnë të mbyllin një dosje vetëm me procedura dhe jo me shqyrtim të provave që ndodhen në fashikujt hetimorë. Gjykata e Lartë e ka shpallur të "pafajshëm" ish-ministrin e Transporteve për abuzimet gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe se Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të kryejë asnjë procedurë me të tilla dokumente. Por ajo që ra në sy ishte unanimiteti i të gjithë gjyqtarëve në vendimin e marrë për të shpëtuar deputetin Lulzim Basha nga akuzat. Ata kanë vendosur njëzëri se deputeti është marrë në kundërshtim me ligjin i pandehur...
Prokuroria
Durrës-Kukës, vazhdon abuzimi
Zyrtarët e akuzës qendrore, duke analizuar vendimin e Gjykatës së Lartë, kanë qenë të mendimit për një rihetim të çështjes. Të paktën kjo është mundësia e vetme që dëmi i shkaktuar shtetit gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës t‘u faturohet përgjegjësve. Duke parë situatën e ndërtimit të rrugës, e cila vazhdon dhe ka marrë nga buxheti i shtetit disa miliona euro të tjera, zyrtarët e akuzës kanë menduar për një rihetim, duke marrë prova të tjera. "Natyrisht që e vetmja mundësi që përgjegjësit e abuzimit gjatë ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash të marrin ndëshkimin është rihetimi nga fillimi", thanë burimet nga akuza, duke saktësuar se një vendim përfundimtar do të merret menjëherë sapo Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin e djeshëm. "Pa pasur vendimin e gjykatës në dorë nuk mund të vendosim se çfarë do të bëjmë më tej. Por prokurorët e çështjes na thanë se nuk mund të kryejmë ridërgimin e dosjes në gjykatë, pasi gjykata nuk na ka urdhëruar. Tashmë jemi të detyruar që dosja të rihetohet, pasi është e vetmja mundësi procedurale për prokurorinë", thanë zyrtarët e akuzës qendrore. Ata shtojnë se rruga nuk ka përfunduar ende dhe se kanë në dorë raportet periodike të Kontrollit të Lartë të Shtetit për disa abuzime. Dosja e re që mund të hapet do të ketë bashkëpunim midis institucioneve, ku pritet që dëmi i llogaritur nga prokuroria të jetë më i lartë nga sa ishte.
Flet juristi Arben Prifti, ish-funksionar i lartë për çështjet juridike në qeveritë shqiptare
"GJYKATA E LARTË, GJYKIM ME DY STANDARDE"
Duket se juristët që janë "shqetësuar" nga vendimi më i fundit i Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj abuzimit me fondet e rrugës "Durrës-Kukës" janë të shumtë. Faktikisht emra të njohur të jurisprudencës, nuk po "merren" thjesht me Gjykatën e Lartë, Prokurorinë apo Lulzim Bashën. Po ngrenë një shqetësim që në fakt është real. Sa i saktë dhe i drejtë është legjislacioni shqiptar?! Arben Prifti, jurist dhe avokat i njohur po ashtu si kolegu i tij Gent Ibrahimi, i prononcuar për "Shqip" ditën e djeshme hapi një debat: Duhet ndryshuar ligji që "lejon" Gjykatën e Lartë të marrë vendime përfundimtare duke përdorur 2 standarde apo jo?! Sa përfiton krimi nga ky precedent?! Si mund të shmanget "me ligj" ndërhyrja e politikës te njerëzit e ligjit...
Para pak ditësh, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë i ka dhënë fund një procesi të shumëpërfolur gjyqësor, që lidhet me rrugën Durrës-Kukës, ku si të pandehur nga ana e organit të akuzës, përveç disa ish-zyrtarëve të tjerë me këtë cilësi ishte dhe ish-ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, duke vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tij. Gjykatat në një shtet të së drejtës normalisht konsiderohen të jenë të pavarura dhe të paanshme në ushtrimin e detyrave dhe të funksioneve të saj. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në nenin 7 të saj, për herë të parë sanksionohen parimet bazë mbi të cilat organizohet shteti i ri demokratik. Sipas kësaj dispozite kushtetuese përcaktohet:
"Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor".
Në Kreun IX të Kushtetutës trajtohen dispozitat që kanë të bëjnë pikërisht me pushtetin e tretë që është pushteti gjyqësor. Kështu në nenin 135 të Kushtetutës përcaktohet se pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga Gjykatat e Apelit e Gjykata e Shkallës së Parë, të cilat krijohen me ligj.
Në jurisprudencën tonë, ose siç mund ta quajmë ndryshe rastet e praktikës gjyqësore, të cilat finalizohen me vendimin e Gjykatës së Lartë, në shqyrtimin nga gjykata të ankesave apo rekurseve nga subjekte të legjitimuara, me objekt të caktuar, janë vërejtur qëndrime të ndryshme nga kolegjet penale dhe jo të unifikuara në zgjidhjen e çështjes.
Në Gjykatën e Lartë, që personifikon dhe jurisprudencën e së drejtës shqiptare, mund të përmenden rastet që ajo ka trajtuar lidhur me rekurset në kuptim të nenit 432 të Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë për mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit penal; b) për shkelje që kanë si pasojë pavlevshmërinë absolute të vendimit të gjykatës, sipas nenit 128 të këtij kodi; c) për shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit. Në këtë kuptim, duke hedhur një vështrim analitik dhe studimor në trajtimin dhe arsyetimin e disa vendimeve të Gjykatës së Lartë, që kanë të bëjnë me rastet e pavlevshmërisë së veprimeve hetimore dhe konkretisht me zgjatjen e afateve të hetimit dhe komunikimin e aktit për marrjen me cilësinë e të pandehurit, me keqardhje konstatojmë se në disa vendime të kësaj gjykate gjejmë një qëndrim jo unik në mënyrën se si Kolegji Penal ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga rasti i fundit që u trajtua para pak ditësh po nga Gjykata e Lartë në çështjen "Basha".
Me të drejtë shtrojmë pyetjen, përse Gjykata e Lartë, në shqyrtimin e çështjeve brenda kufijve të shkaqeve të ngritura, për të njëjtin objekt gjykimi mban qëndrime të ndryshme, duke përdorur dy standarde? Çfarë pasoje juridike sjell, për rastet e tjera me të njëjtën natyrë dhe objekt, qëndrim që ka mbajtur Gjykata e Lartë?
Në kuptim të nenit 145 të Kushtetutës, gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në këtë kuptim, gjyqtari duke u udhëhequr nga parimet e shenjta të shtetit të së drejtës, vendos sipas bindjes së tij, jashtë çdo ndikimi që mund të ushtrohet ndaj tij, qofshin ato edhe me nuanca të qarta politike.
Në rrjedhën e kësaj logjike, mund të them se në çështjet gjyqësore në gjykimin e së cilës ku si palë në proces ka pasur subjekte të politikës, janë thyer parimet e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, ku gjykatësi nuk është ndier zot i profesionalizmit, i pavarësisë dhe i zgjidhjes drejt të çështjes juridike. Kjo frymë, e zgjidhjes së problemit juridik jo në mënyrë konsekuente dhe harmonike me parimet e së drejtës, më bën të mendoj se dashur pa dashur apo ndoshta në ndonjë rast edhe në mënyrë të vullnetshme, ka depërtuar edhe në Gjykatën e Lartë, kur në çështje të caktuara, por me objekt të njëjtë, konstatohen zgjidhje me dy standarde ose siç mund ta quajmë ndryshe standardi i dyfishtë. Besoj se në këtë rast, preken në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themeltare të individit, pasi në gjykime kur si palë përfshihen subjekte të veshur me imunitet politik mbahet një qëndrim katërçipërisht i ndryshëm nga qëndrimi që ka mbajtur po ai Kolegj, kur si palë në proces kanë qenë subjekte jo të politikës, por individë apo qytetarë të thjeshtë. Kjo mënyrë e të vepruarit pa dyshim që sjell cenimin dhe dhunimin e së drejtës së individit.
Në këtë kuptim, Gjykata e Lartë duhet të luajë jo vetëm një rol kyç dhe thelbësor në trajtimin dhe gjykimin e drejtë të rasteve që janë objekt i shqyrtimit nga ana e saj, por në të njëjtën kohë duhet të jetë dhe determinues dhe orientues duke vendosur unifikimin e këtyre rasteve të njëjta dhe moslejimin e precedentëve negativë në gjykime të tilla, pasi vetëm kështu respektohen standardet dhe parimet bazë të shtetit të së drejtës.
Pavarësisht, vendimit të dhënë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për çështjen "Basha", në kuptim të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale, ky vendim nuk është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çështjeve të ngjashme, pasi nuk është vendim unifikues. Kjo do të thotë se precedenti "Basha" mund të referohet dhe të trajtohet nga palët (prokurori, i pandehuri, avokati) në një proces të ngjashëm me të, por për gjykatën nuk sjell ndonjë detyrim për t‘u bazuar mbi këtë akt. Për shkak të precedentëve të mëparshëm si në gjykatat e niveleve më të ulëta ashtu dhe në Gjykatën e Lartë, mendoj, se do të ishte më e drejtë dhe më me mjaft vlera pozitive për gjithë jurisprudencën shqiptare, që çështja "Basha" të tërhiqej për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara, me qëllim të kryerjes së njësimit të praktikës gjyqësore.
Ka ardhur koha, që drejtësia të flasë vetëm me gjuhën e ligjit dhe jo të politikës. Në këtë kuptim, respektohet pushtetit i tretë që është ai gjyqësor, garantohen liritë dhe të drejtat themeltare të individit, vendoset drejtësia në vend dhe forcohet më tepër besimi i qytetarëve te gjykata.
Hetuesit, Ina Ramës: 230 milionë euro e sigurt qw janë zhdukur
Drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme po mundohen me "mish e me shpirt" që përgjegjësit e dështimit të dosjes Durrës-Kukës të ndëshkohen sipas ligjit "për prokurorinë". Por deri tani nuk kanë gjetur asnjë "gjurmë" nga fajtorët, pasi të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të organit të akuzës në gjykatë janë bërë në dijeninë e tyre. Ndoshta përgjegjësia ligjore do të nisë tek ish-drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme (Theodhori Sollaku e Zamir Shtylla), por gjithçka do të vendoset në bazë të raportit të hetuesve të dosjes që do t‘ia dorëzojnë Prokurores së Përgjithshme në ditët në vijim. Ajo çka do të përmbajë raporti, sipas burimeve nga akuza qendrore, është se dëmi 230 milionë euro i llogaritur nga hetimet dyvjeçare qëndron edhe pas mbylljes së dosjes me procedura. Hetuesit do të mundohen që fajin e dështimit të dosjes t‘ia faturojnë presioneve të njëpasnjëshme mbi hetuesit, si dhe vendimeve të njëanshme të gjykatave shqiptare, të cilat nuk i kanë dhënë asnjëherë të drejtë organit të akuzës për këtë dosje. Krahas nxjerrjes së përgjegjësve të dështimit me dosjen, ku miliona lekë janë paguar për ekspertët kontabël, dieta, karburant e deri te letra, ku barra e të gjitha shpenzimeve bie mbi sistemin e prokurorisë, drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme do të mundohen që të gjitha energjitë t‘i përqendrojnë mbi të ardhmen e kësaj dosjeje, ku më e mundshmja është rihetimi nga fillimi. Pra çdo provë dhe dëshmi do të merret rishtazi brenda procedurave. Mësohet se të gjitha procedurat e hetuesve të çështjes do të monitorohen nga zyrtarët e akuzës qendrore, të cilët do të analizojnë çdo provë me qëllim që gjykata ta konsiderojë të ligjshme.
Dëmi qëndron
Gazeta "Shqip" komunikoi dje me disa hetues të çështjes, të cilët deklaruan se dëmi 230 milionë euro, duke interpretuar vendimin e Gjykatës së Lartë, qëndron. Sipas tyre, është e kotë që një proces gjyqësor të mbyllet me procedura, kur hetimet dyvjeçare në terren, si dhe dëshmitë dhe dokumentet e marra nga të gjitha institucionet përkatëse, kanë pasqyruar një faturë të madhe për shtetin. Por duket se për mazhorancën qeverisëse nuk ka rëndësi kostoja financiare për ndërtimin e rrugës, ajo çka është më e rëndësishme është përfundimi para zgjedhjeve të 28 qershorit. Për hetuesit e çështjes, ky është një abuzim i pastër, pasi qeveria po përdor çdo mjet financiar, qofshin këto paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të financuar rrugën, e cila është me kosto disa herë më të ulët nga sa ka shkuar deri tani. Në fillim të kontratës "projekto-ndërto", qeveria, sipas dokumenteve që ka prokuroria, bëhej fjalë për rreth 600-700 milionë euro, ndërsa tashmë mund të ketë shkuar 1.5 miliardë euro. Pra dëmi është shumë i madh, ndërsa ekspertët e kontraktuar nga prokuroria nxorën një dëm prej 230 milionë eurosh. Sipas hetuesve të çështjes, ky dëm është ende në fuqi, përderisa asnjë gjykatë shqiptare nuk ka guxuar që të hapë shqyrtimin gjyqësor. Hetuesit mendojnë se po presin zbardhjen e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të filluar menjëherë punën për të ridërguar në gjykatë aferat korruptive gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
Raporti për Ina Ramën
Hetuesit e çështjes po përgatisin një raport të detajuar të së gjithë problematikës së dosjes Durrës-Kukës. Përballjet prokurori-gjykatë për këtë çështje kanë përfunduar të gjitha në favor të të akuzuarve (Lulzim Basha dhe Andi Toma), të cilët kanë shpëtuar pa u larguar nga abuzimet e konstatuara gjatë ndërtimit të rrugës. Në bazë të urdhrit të Kryeprokurores Ina Rama, që në rast se gjykata ul në mënyrë drastike dënimin, si dhe mbyll një dosje me procedura, atëherë hetuesit e dosjes duhet të hartojnë një raport me të gjithë problematikën. Burime nga akuza qendrore thanë se hetuesit e çështjes po përgatisin raportin ku është e zbardhur çdo kërkesë që kanë kryer në gjykatë dhe çdo vendim që kanë marrë nga gjykata. Në bazë të vendimeve të të tria shkallëve të gjyqësorit, gjykata ka rrëzuar shtatë-tetë herë prokurorinë, duke i dhënë një shuplakë të rëndë hetuesve dhe duke mbyllur dosjen vetëm me procedura. Po kush gaboi? Duket se kësaj pyetjeje do t‘i japë përgjigje Kryeprokurorja, e cila duhet të "hetojë" edhe njerëzit e saj të afërt (në prokurori) që kanë analizuar sistematikisht dosjen.
Drejtoria e Gjyqësorit në
prokurori "heton" Gjykatën e Lartë
Drejtoria e Gjyqësorit në Prokurorinë e Përgjithshme ka marrë në dorë "hetimet" e vendimit të Gjykatës së Lartë që mbylli dosjen "Durrës-Kukës" vetëm me procedura. Në bazë të rregulloreve në prokurori, kjo drejtori duhet të marrë me shkrim pretendimet e hetuesve të çështjes dhe më pas të vendosë se kush ka gabuar. Mësohet se të gjithë drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme po mundohen që të gjejnë një shkaktar të dështimit në gjykatë dhe për rrjedhojë Kryeprokurorja Ina Rama, Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale dhe Drejtoria e Gjyqësorit janë vënë në "garë" për të analizuar çdo gabim. Mësohet se Drejtoria e Gjyqësorit drejtohet nga prokurori Artur Selmani, i cili ka qenë një nga dy prokurorët që përfaqësuan organin e akuzës në Gjykatën e Lartë, dhe për rrjedhojë mund ta ketë më të lehtë se çfarë ka ndodhur për çështjen. Prokurori Selmani ka bërë disa kërkesa në gjykatë por edhe ato nuk janë marrë në konsideratë, çka ngre dyshime se vendimi ka qenë i paracaktuar dhe se dosja "Durrës-Kukës" do të mbyllej.
Të gjitha përballjet
prokurori-gjykatë
1- Të pandehurit Andi Toma dhe Armand Teliti "akuzojnë" prokurorinë në gjykatë se zvarrit dosjen. Gjykatësi Sokol Tona urdhëron Prokurorinë e Përgjithshme që të përfundojë hetimet dhe të dërgojë dosjen në gjykatë.
2- I pandehuri Lulzim Basha i drejtohet Gjykatës së Tiranës, duke u bazuar në vendimin e mësipërm, se prokuroria e ka marrë të pandehur dhe i ka dërguar fletëthirrje kur dosja kishte përfunduar. Prokuroria e kundërshton. Gjykatësja Fatmira Hajdari i jep të drejtë Bashës, hap shqyrtimin gjyqësor.
3- Prokuroria i kërkon Gjykatës së Tiranës që gjykatësja Fatmira Hajdari të mos shqyrtojë kërkesën e Bashës, pasi ishte e njëanshme. Gjykata e Tiranës rrëzon prokurorinë.
4- Bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira, gjyqtare, vendos që prokuroria e ka marrë të pandehur deputetin pa të drejtë, kur gjykata ishte shprehur për mbylljen e hetimit të dosjes "Durrës-Kukës".
5- Prokuroria apelon vendimin e Sokol Tonës. Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin, duke i dhënë të drejtë Tomës dhe Telitit që dosja është zvarritur pa të drejtë.
6- Prokuroria apelon edhe vendimin e gjyqtares Fatmira Hajdari. Edhe në këtë rast, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjyqtares, sipas së cilës Lulzim Basha nuk ka asnjë akuzë, pasi është marrë i pandehur në shkelje të procedurave.
7- Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë, vendimin e Gjykatës së Apelit, që i kishte dhënë të drejtë Tomës dhe Telitit. Gjykata e Lartë e lë në fuqi.
8- Prokuroria bën rekurs edhe vendimin e Apelit për Bashën. Për këtë rast, Gjykata e Lartë, nuk e ka dhënë ende vendimin, por vendimi i fundit duket se do t‘i japë të drejtë sërish Bashës.