Basha kalon në Xamax

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 11:41
Vullnet Basha u ka dhënë fund dyshimeve rreth së ardhmes së tij. Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane tashmë ka gjetur skuadër të re, pasi e shkëputi para kohe kontratën me ekipin e tij të deritanishëm, Grasshoper.
Mesfushori 21-vjeçar karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit zviceran, por tash e tutje te skuadra e Xamaxit. Mediat zvicerane kanë bërë të ditur të premten se Xamax ka arritur marrëveshje dyvjeçare me reprezentuesin e shpresave të Zvicrës.