E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi transferohet në Sleipner

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 11:43

Futbollisti kosovar, Arsim Gashi ka gjetur angazhim në ligën inferiore të Suedisë (Division 1 Sodra). Sulmuesi 28-vjeçar tash e tutje do t’i mbrojë ngjyrat e fanellës së ekipit nga Norrkopingu, IK Sleipner.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri IK Sleipnerit, Richard Holmlund, në ueb faqen zyrtare të klubit. “Arsimi është një lojtar me përvojë. Ai është shumë i fortë dhe një terminator i vërtetë. Ai do të mund të luajë qysh në ndeshjen e ardhshme ndaj Rosengardit”, ka thënë Holmlund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›