"Basha", kolaps në Gjykatën e Lartë
Problemet teknike dhe procedurale nuk kanë të sosur për dosjen Durrës-Kukës. Më shumë se dy të tretat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë shprehur njëherë për çështjen "Basha" dhe nuk mund të angazhohen përsëri me të. Tashmë përllogaritjet janë bërë nga ana e prokurorisë, e cila i ka numëruar të gjithë gjyqtarët që janë shprehur njëherë për procesin "Basha", të kontestuar nga mënyra e përllogaritjes së afateve të hetimit. Çështja mund të marrë një rrugë të gjatë ligjore dhe procedurale, pasi nga të dhënat që disponon zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, 12 nga 17 anëtarë të gjykatës janë shprehur njëherë për procesin. Nëse Prokuroria e Përgjithshme depoziton kërkesën për rishikimin e vendimit të dosjes Durrës-Kukës, atëherë një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë do të vendosë përsëri nëse është i bazuar në ligj ose jo. Sipas Kodit të Procedurës Penale, rishikimi i vendimit realizohet nga një kolegj penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga pesë gjyqtarë. Në këtë rast, pesëshja e trupit gjykues mund të formohet, megjithëse një nga anëtarët e gjykatës është në "emigrim". Bëhet fjalë për gjyqtarin Adrian Nuni, i cili parashikohej të kthehej në fund të muajit prill, por burime zyrtare nga Gjykata e Lartë deklarojnë se ai është ende me leje mjekësore.
Gjykata
Problemet procedurale të dosjes "Durrës-Kukës", nga prokuroria kalojnë në dyert e gjykatave, ku një vendim i fundit i Gjykatës së Lartë, favorizoi si asnjëherë më parë prokurorinë për dosjen "Basha". Tashmë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i lind e drejta që të kërkojë rishikimin e vendimit të datës 10 prill të këtij viti, kur gjykata, me relator Spiro Spiron, vendosi në favor të deputetit dhe ministrit Basha, ndërsa procesi gjyqësor në datat 29 dhe 30 prill, me relator, Andi Çelikun, vendosi në favor të prokurorisë. Gjykata duhet të mbledhë të gjithë trupën gjyqësore dhe të analizojë anëtarët që janë shprehur më parë për këtë proces, të cilët janë të shumtë. Fillimisht një kolegj penal zhvilloi një seancë gjyqësore me kërkesë të prokurorisë, e cila kundërshtonte Gjykatën e Apelit se kishte vendosur në favor të shtetasve Andi Toma dhe Armand Teliti. Më pas, u formua një tjetër kolegj penal, për të gjykuar çështjen e themelit të dosjes. Ndërsa më pas, një pesëshe tjetër gjyqësore vendosi në favor të prokurorisë, e cila kundërshtonte vendimin në favor të Bashës të gjyqtares Fatmira Hajdari. Pra, deri tani janë krijuar tri kolegje penale, me nga pesë gjyqtarë. Këtyre u është shtuar edhe një gjyqtar për kërkesat paraprake. Tashmë, anëtarët e Gjykatës së Lartë që nuk kanë gjykuar dosjen e rrugës Durrës-Kukës numërohen me gishtat e njërës dorë, duke sjellë një pështjellim. Nëse gjykata e lartë pranon kërkesën e prokurorisë për rishikimin e vendimit të datës 10 prill, atëherë gjyqtarët që mund të gjykojnë çështjen do të jenë të njëjtët që e kanë gjykuar edhe më parë. Në këtë rast në lojë do të vinte Gjykata Kushtetuese, e cila ka në praktikën e saj disa vendime që bëjnë fjalë për probleme të tilla. Sipas burimeve nga gjykata, në këtë rast prevalon e drejta e drejtësisë dhe mund të vendoset që të njëjtët anëtarë të gjykatës të shprehen edhe njëherë.
Prokuroria
Prokuroria e Përgjithshme po pret zbardhjen e vendimit të datës 30 prill në Gjykatën e Lartë dhe më pas do të vendosë për një kërkesë të mundshme që do të dërgojë në këtë gjykatë. Sipas tyre, është e rëndësishme që "drejtësia" u vu në vend, dhe një Kolegj Penal ka miratuar kërkesat e organit të akuzës, të cilat kanë qenë gjithmonë në diskutim në gjykatat shqiptare, madje në Gjykatën e Apelit, dy gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen, pasi nuk pranonin të vendosnin për "Bashën". Duke u bazuar te kreu i katërt në Kodin e Procedurës Penale, prokurorët po analizojnë të gjitha nenet që flasin për një rishikim të vendimit, kur për të njëjtën dosje ka disa vendime. Me vendimin e fundit, precedenti "Basha" nuk mund të përsëritet në drejtësinë shqiptare dhe gjykatat duhet të marrin në shqyrtim dosjet e prokurorisë, megjithëse komunikimi i akuzës dhe dërgimi i dosjes për gjykim është kryer pas një vendimi gjykate. Sipas prokurorisë, nëse gjykata do të vendoste në favor të mbrojtjes, atëherë do të kishim një kolaps në prokurori, pasi dhjetëra dosje do të kishin fatin e dosjes së rrugës Durrës-Kukës. Pritej që mbrojtësit e dhjetëra kriminelëve do t‘u drejtoheshin gjykatave për të shpëtuar klientët e tyre, pasi prokuroria u ka komunikuar me vonesë akuzën dhe ka dërguar dosjen në gjykatë jashtë afatit. Më e rrezikuara, sipas burimeve nga akuza qendrore, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila i komunikonte akuzën të pandehurve në momentin e fundit, madje edhe në gjykatë.
Vendimmarrësit për dosjen "Basha"
Gjyqtarët e datës 10 prill
Spiro Spiro, kryesues
Perikli Zaharia, anëtar
Irma Bala, anëtare
Besnik Imeraj, anëtar
Aleksandër Muskaj, anëtar
Gjyqtarët e datave 29 dhe 30 prill
Andi Çeliku, relator
Majlinda Andrea, anëtar
Guxim Zenelaj, anëtar
Gani Dizdari, anëtar
Ardian Dvorani, anëtar
Gjyqtarët e datës 25 mars
Gani Dizdari
Majlinda Andrea
Andi Çeliku
Evjeni Synoimeri
Durrës-Kukës
Të gjitha përballjet prokurori-gjykatë
Pas shtyrjes së afatit hetimor njëmujor të dosjes për rrugën Durrës-Kukës nga Prokuroria e Përgjithshme, të pandehurit Andi Toma dhe Armand Teliti "akuzuan" prokurorinë në gjykatë se po zvarrit dosjen. Gjykatësi Sokol Tona "urdhëroi" Prokurorinë e Përgjithshme që të përfundojë hetimet dhe të dërgojë dosjen në gjykatë. Pas kësaj, edhe personi nën hetim Lulzim Basha i drejtohet Gjykatës së Tiranës, duke u bazuar në vendimin e mësipërm, se prokuroria e ka marrë të pandehur dhe i ka dërguar fletëthirrje kur dosja kishte përfunduar. Prokuroria e kundërshtoi, ndërsa gjykatësja Fatmira Hajdari i jep të drejtë Bashës dhe hapi shqyrtimin gjyqësor. Prokuroria i kërkon Gjykatës së Tiranës që gjykatësja Fatmira Hajdari të mos e shqyrtojë kërkesën e Bashës, pasi ishte e njëanshme. Gjykata e Tiranës rrëzoi edhe njëherë tjetër prokurorinë, duke i dhënë të drejtë bashkëshortes së Azem Hajdarit, Fatmirës, e cila vendosi që prokuroria e ka marrë të pandehur deputetin pa të drejtë, kur gjykata ishte shprehur për mbylljen e hetimit të dosjes "Durrës-Kukës". Pas këtij vendimi, prokuroria apeloi fillimisht vendimin e Sokol Tonës. Gjykata e Apelit e lë në fuqi vendimin, duke i dhënë të drejtë Tomës dhe Telitit që dosja është zvarritur pa të drejtë. Edhe njëherë tjetër prokuroria apelon vendimin e gjykatave, konkretisht vendimin e Fatmira Hajdarit. Edhe në këtë rast, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjyqtares, sipas së cilës Lulzim Basha nuk ka asnjë akuzë, pasi është marrë i pandehur në shkelje të procedurave. Prokuroria i bën rekurs këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, prokuroria i bëri rekurs edhe vendimit të Apelit për Bashën. Vendimin e gjyqtarit Sokol Tona, Gjykata e Lartë e ka lënë në fuqi. Kur të gjithë kishin menduar se gjykata do të vendoste në favor të Bashës, Gjykata e Lartë ndryshon kursin dhe vendos në favor të prokurorise.
Çështja "Basha", opozita përshëndet vendimin
Opozita përshëndeti dje vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për t‘i hapur rrugë Prokurorisë së Përgjithshme për të vazhduar hetimet për ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. Numri dy i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe deklaroi se vendimi është i drejtë dhe se nuk mund të pushohej çështja. "Çështja e nisur nga Prokuroria nuk mund të pushohej pa u gjykuar", tha ai. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta i cili vlerësoi vendimin e Gjykatës së Lartë si tregues i pavarësisë së gjyqësorit."Ne gjithnjë kemi mbështetur dhe mbështesim pavarësinë e gjyqësorit. Pavarësia e gjyqësorit është thelbësore për të pasur një shtet të së drejtës, në mënyrë që të gjithë qytetarët pavarësisht nga ajo çka përfaqësojnë të përgjigjen njësoj përpara ligjit", deklaroi Meta.
Ndërsa kreu i socialdemokratëve theksoi se me vendimin e dy ditëve më parë të Gjykatës së Lartë, prokuroria rimerr funksionet e saj. Ai cilësoi se të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe nuk mund të ndodhte ndryshme edhe me z.Basha.
"Mbyllja pa u gjykuar me çdo lloj alibie procedurale është e papranueshme, sepse nuk mund të mendosh që prokuroria me Gjykatën e Lartë për çështje procedurash nuk janë në gjendje të gjykojnë një dosje të tillë me një dëm ekonomik prej 230 mln €", tha Meta. Ai vuri në dukje se vendimi i djeshëm patjetër që është i drejtë, pra tani prokuroria rifiton të drejtën që të jetë prokurori dhe të ketë të drejtën të ngrejë një aktakuzë ndaj kujtdo, sepse barazia para ligjit këtë do të thotë, se nuk ka rëndësi se çfarë titulli ke, posti, apo kush të mbron, por ka rëndësi se çfarë vepre penale ke kryer para ligjit. Dy ditë më parë, Kolegji Penal rrëzoi vendimin për mbylljen e çështjes marrë nga Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit me pretendimin se janë tejkaluar afatet për hetim.