Berisha firmos paktin PD-PS për letërnjoftimet
Kryeministri Sali Berisha ka firmosur dje vendimin qarkullues për kartat e identitetit, të cilat do të kushtojnë vetëm 200 lekë për personat pa pasaportë. Kreu i qeverisë nuk e ka mbledhur Këshillin e Ministrave për të marrë një vendim të tillë, por e ka firmosur atë duke ua shpërndarë të gjitha institucioneve përgjegjëse. Vendimi i ri i Kryeministrit Berisha, sipas marrëveshjes me opozitën përcakton blerjen e letërnjoftimeve me 200 lekë në postë për çdo person pa pasaportë, që nuk përfshihej më parë në asnjë nga skemat e kompensimit të qeverisë. Nga pagesa 200 lekë deri më 18 qershor do të përfitojnë edhe ata persona pa pasaportë që nuk e gjejnë emrin në listat e shpallura nga Ministria e Brendshme. Por në rast të një deklarimi të rremë, këta persona rrezikojnë ndjekjen penale. Kryeministri shprehet i kënaqur për marrëveshjen për kartat e identitetit, ndërkohë që thekson se asnjë person nuk duhet të mbetet pa këtë dokument të ri, për shkaqe financiare apo probleme teknike. "Posta Shqiptare ka shpërndarë nga sportelet e saj 800 mijë kuponë, rreth 230 mijë janë marrë nga administrata qendrore dhe lokale dhe sipërmarrjet publike. Faktikisht, ky është numri i kuponëve", tha Berisha duke shtuar se deri në datën 29 prill, kanë aplikuar 706 mijë persona.
Kryeministri e ka cilësuar të shkëlqyer skemën e vendosur për letërnjoftimet, pasi, sipas tij, nuk lë asnjë qytetar pa letërnjoftim për shkaqet financiare dhe teknike. "Në rast të mosdëshirës për të votuar është diçka për të cilën ne nuk e detyrojmë dot qytetarin, sepse nuk kemi ligj për të detyruar pjesëmarrjen në votime, ashtu siç e kanë 2-3 vende të botës", tha Berisha. Kryeministri ka pranuar se është arritur marrëveshja me Partinë Socialiste për kartat e identitetit, duke shtuar se "në rast se ka persona që nuk janë në lista, në rast se ka persona që nuk kanë pasaportë, por nuk figurojnë as në lista, unë i jam shumë mirënjohës opozitës të gjejë secilin prej tyre. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që ata marrin përsipër dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me ta në këtë fushë, për të gjetur ata, emrat e të cilëve kanë ngelur jashtë listave". Sipas shefit të ekzekutivit, "Qëllimi i qeverisë është që çdo qytetar që do të votojë, të votojë. Opozita tregon të njëjtin vullnet. Ne e sanksionojmë këtë me vendim". Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që i hap rrugë prokurorisë për çështjen "Basha", Kryeministri u përgjigj shkurt se "Armiqtë e rrugës po shkojnë drejt fundit. Drita në tunel së shpejti do të dalë. Rruga po përfundon". Për sa i takon marrëveshjes Shqipëri-Greqi dhe nëse kjo marrëveshje cenon apo jo integritetin territorial të vendit tonë, Kryeministri Berisha ka dhënë përgjigje se "në mënyrë absolute pala shqiptare ka përdorur hartën e marinës së Republikës së Shqipërisë dhe është përdorur Konventa Ndërkombëtare e Detit, e sugjeruar kjo, nga miqtë tanë më të mirë, si dokument bazë për zgjidhjen e problemit". Kryeministri Berisha shtoi se "garantojë se është përdorur harta shqiptare dhe jo ajo greke. Pala greke ka përdorur hartën greke, pala shqiptare ka përdorur hartën shqiptare".