Ndërpriten punimet e rrugës
• KUKES - Punimet në segmentin rrugor Kukës-Morin u ndërprenë dje në vendin e quajtur "Te pesa", në fshatin Gjegjan.Anëtarët e një familjeje kanë ndalur fadromat dhe kanë shkuar në polici, duke protestuar se shtëpitë e tyre po prishen ende pa marrë kompensimin për to. Firma ka prishur një prej 2 shtëpive të familjes, ndërsa banorët protestuan për të mos e lënë tjetrën të shkatërrohet pa marrë paratë. Sipas tyre, kompensimi i dhënë për dy shtëpitë është vetëm 2.4 milionë lekë, ndërsa nga Ministria e Transporteve u ishte premtuar shuma e 6.9 milionë lekëve. Nga ana tjetër, policia pohoi se disa ditë më parë ishte rënë dakord mes kryefamiljarëve dhe firmës ndërtuese që të vazhdonte puna, por dje u kundërshtua me forcë. j.h