E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha me studentet Vitin tjeter 100 bursa per ekselencen

Kandidati i partisë Demokratike për kryetar bashkie, Lulzim Basha në një takim me studentë të një prej universiteteve private në Tiranë ka premtuar se duke filluar që nga viti i ardhshëm, 80 mijë studentët e Tiranës do të pajisen me kartën e studentit, e cila do t’u sigurojë lehtësira në transportin publik, apo në ambientet argëtuese të kryeqytetit.

“Unë ju premtoj të bëj realitet kartën studentore për të gjithë studentët e universiteteve të Tiranës, duke filluar nga vitit i ardhshëm akademik. Karta do të ofrojë transport falas publik për të gjithë studentët. Secili prej jush do të përfitojë tarifa zero ose të reduktuara në një sërë shërbimesh publike që ofrohen në Tiranë si kinema, teatër, opera, muze, njësi tregtare të konsumeve ushqimore etj”- tha Basha.

Kandidati i partisë Demokratike ka premtuar se në vendet e punës që do të hapen, studentët do të jenë përfituesit kryesorë. Një zë i veçantë në buxhet do të jenë dhe 100 bursat për studentët ekselentë, dhe 500 për ata që kanë probleme ekonomike.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e premte , 08 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›