Kreu i PS-së në Shkodër, komandohet Luan Heta
Luan Heta eshte emeruar kryetari i komanduar i Partise Socialiste te qytetit te Shkodres. Vendimi eshte zyrtarizuar gjate mbledhjes se Asamblese se Partise Socialiste ne Shkoder, ne te cilen ishin te pranishem deputete si dhe te derguar te kryesise se Partise Socialiste te Shqiperise.
Mimi Kodheli, e caktuara e Kryesise se Partise Socialiste per Shkodren, ka deklaruar se riorganizimi i PS-se ne rrethe eshte teper i rendesishem per pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vendi vakant ne krye te PS-se ne Shkoder, vjen pas doreheqjes se ish kryetares Keti Bazhdari, e cila mbajti postin e kryetares se kesaj force politike per rreth nje vit ne qytetin e Shkodres.