E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Kur ke frikë nga populli yt

Share

Pas publikimit të një dokumenti nga deputeti i PS, Erion Braçe, i cili thekson se kryeministrin Sali Berisha e kanë ruajtur në Lezhë plot 109 gardistë, kjo foto na jep një ide se si ishte blinduar kryeministri atë ditë në Lezhë. 19 makina të Gardës kanë shoqëruar kryeministrin, një ushtri e vërtetë. Mund të shikosh se si ruhet nga dhjetëra truproja Berisha, ndërkohë që ata pak punonjës të administratës që kanë dalë për ta përshëndetur, qëndrojnë në distancë. Madje edhe një fëmijë i vogël u krijon probleme truprojave të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›