E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni i ri i Formula 1, nis me supriza

Luis Hamilton me Romain Grosjean

Luis Hamilton me McLaren do të niset i pari në garën hapëse të kampionatit të Formual 1. Piloti britanik arriti të shënojë xhiron më të shpejtë në Australian Grand Prix me 1 minutë e 24.922 sekonda duke lënë pas ish-kampionin e botës Button.

Në këtë mënyrë McLaren rikthehet fuqishëm duke marrë për herë të pas që prej vitit 2009 dy vendet e para të nisjes.

Piloti francez Romain Grosjean ishte surpriza më e madhe e çeljes së kampionatit pasi me makinën Renault u pozicionua në vendin e tretë për nisje.

Shtatherë kampioni i botës Majkëll Shumaker do të jetë i katërti kurse Vetel i cili sezonin e kaluar siguroi 15 pole pozition ka mundur të sigurojë vendin e gjashtë.

Për Ferrarin vazhdojnë problemet. Dy pilotët e saj, do të nisen nga vendi 12, Alonso dhe 16 Masa. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›