Basha merr kushtet për liberalizimin e vizave
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha mori dje në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Evropian për Zgjerimin, Michael Leigh, dosjen me kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për liberalizimin e vizave.
Ministri Basha theksoi se, qeveria shqiptare e konsideron të një rëndësie të veçantë këtë proces dhe është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky dokument dhe të zbatojë reformat e duhura, me synimin e qartë, realizimin e tij në kohë. Sipas tij, "Shqipëria ka përjetuar transformimet më të thella nga të gjitha vendet e rajonit vitet e fundit. Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave është dëshmia më e fundit e përparimit të bërë nga Shqipëria dhe besimi që partnerët tanë evropiane kanë tek ne". Nga ana e tij Michael Leigh e vlerësoi këtë hap si shumë të rëndësishëm dhe si një shenjë të vullnetit politik të BE-së që njeh dhe mbështet arritjet e Shqipërisë. Ai vlerësoi ritmin dhe rezultatet e reformave në Shqipëri duke veçuar ato që lidhen drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, prodhimin e pasaportave biometrike, lufta kundër trafiqeve dhe siguria e kufijve, lufta kundër korrupsionit, etj. Leigh vlerësoi gjithashtu, rolin e Shqipërisë si faktor i përhershëm paqe dhe stabiliteti në rajonin tonë. Udhërrëfyesi, i cili përmban objektivat që duhet të plotësojë Shqipëria për të liberalizuar regjimin e vizave me BE-në, vjen në një kohë kur Marrëveshja e Lehtësimit të vizave për shtetasit shqiptarë ka hyrë në fuqi që në fillim të këtij viti.