E Hënë, 2 Nëntor 2026

Basha merr në Bruksel garanci për pranimin në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatё qëndrimit tё tij nё Bruksel, zhvilloi disa takime tё nivelit tё lartë, lidhur me procesin e anёtarёsimit tё Shqipёrisё nё NATO. Ministri i Jashtëm shqiptar bisedoi me ambasadoren e SHBA-sё nё NATO, Victoria Nuland, zv.sekretarin e Pёrgjithshёm pёr Operacionet, Xhejms Pardju, si dhe me ambasadorin spanjoll nё NATO, Benavides.

Duke vlerësuar rezultatet e takimit tё fundit tё ministrave tё Jashtёm nё Bruksel, Basha shprehu përkushtimin e plotё tё strukturave tё shtetit shqiptar nё prag tё Samitit tё Bukureshtit, për plotësimin rigoroz tё angazhimeve para Aleancёs.

Anёtarёsimi i Shqipёrisё nё NATO, ishte tema kryesore e takimeve të veçanta qё ministri Basha zhvilloi nё Bruksel me ministrin e Jashtëm holandez, Maxim Verhagen dhe homologun danez, Moller. Nё kёto takime u vlerësua progresi i dukshëm qё Shqipëria ka arritur dhe vazhdon tё konsolidojë nё tё gjitha fushat, si edhe ёshtё vlerësuar politika e saj konstruktive nё rajon, si njё faktor stabiliteti dhe sigurie. Kosova dhe situata e sigurisë rajonale, ishte gjithashtu temë e këtyre bisedimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›