Përplas motorin, një 16-vjeçar në rrezik për jetën
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një 16-vjeçari ka ndodhur dje në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ngjarja rrugore është shënuar rreth orës 14:30, në vendin e quajtur kthesa e Berdicës, ku një automjet tip "Benz" me targa SH 5518D, me drejtues 50-vjeçarin Shaban Shega, është përplasur me një motor pa targa, që drejtohej nga 16-vjeçari Elvis Nuri, banor i fshatit Darragjat, të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, adoleshenti ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe trup. Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës dhe gjendja e tij mbetet kritike për jetën. I lënduari ndodhet në reaminacionin e spitalit rajonal, nën trajtim intensiv. Ndërkohë uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariatin e policisë drejtuesi e automjetit të përfshirë në aksident dhe vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje rrugore.