E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndarjet, më shpesh pas vitit të parë të martesës

Dyfishohen rastet e divorcit në Berat. Burimet e Gjykatës së Faktit të këtij rrethi bëjnë me dije se numri i personave që kërkojnë zgjidhje martese po shtohet në mënyrë të ndjeshme. Vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, pranë kësaj gjykate janë regjistruar gjithsej 200 çështje gjyqësore, nga të cilat vetëm 50 janë të mbartura nga viti i kaluar, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar gjatë këtij gjashtëmujori. Ndër çiftet e divorcuara me vendime të gjykatës, shumica e tyre kanë qenë në vitin e parë të martesës dhe vetëm 20% e tyre, pas 1-3 vjet martese. Burimet zyrtare të Gjykatës së Faktit në Berat thonë se shifra e divorceve për gjashtëmujorin e parë të vitit në vazhdim është e barabartë me atë të një viti më parë dhe në se do të vazhdohet me këtë ritëm të frikshëm deri në fund, kjo shifër pritet të shkojë sa dyfishi. Ndërkohë punonjëset sociale, që kanë ndjekur rregullisht seancat gjyqësore shpjegojnë se shkaqet e këtyre divorceve kanë qenë të ndryshme, por më të shpeshtat janë: diferenca në shkollim e formim, varfëria ekonomike, emigracioni ekonomik, martesat në moshë të re, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›