E Diel, 1 Nëntor 2026

Çifti i helmuar, pritet përgjigjja nga Tirana

Enigma rreth vdekjes së 64-vjeçares Deje Hida do të mund të zgjidhjet vetëm pas një jave. Një kampion i organeve të së moshuarës nga fshati Çermë Sektor i Lushnjës do të analizohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe që prej andej pritet të përcaktohet ushqimi që shkaktoi vdekjen e saj.
Nga burimet zyrtare policore të Komisariatit të Lushnjës mësohet se hetimet për helmimin e çiftit Hida do të vijojnë dhe për disa ditë, deri në nxjerrjen e analizave përfundimtare. Burime policore bëjnë të ditur se ekspertiza e bërë në Lushnjë ka gjetur shkakun e helmimit, por nuk ka përcaktuar saktësisht emrin e ushqimit që ka shkaktuar helmimin e bashkëshortëve Hida.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›