Ish-të përndjekurit; Të dënohen persekutorët tanë
Ish-të përndjekurit politikë shprehen të pakënaqur me ndëshkimin që parashikon projektligji i hapjes së dosjeve për ish-persekutorët e tyre. Ata nuk e konsiderojnë dënim të mjaftueshëm largimin nga puna, por kërkojnë burgun për autorët e krimeve të komunizmit. Megjithatë, ata kërkojnë miratimin sa më të shpejtë të draftit të qeverisë, pavarësisht kontestimeve të opozitës. Shoqata e të Përndjekurve Politikë shprehu dje shqetësim për reagimet e përfaqësuesve të majtë ndaj ligjit të dosjeve të cilët po zvarrisin miratimin e projektligjit, ndërsa pohoi se ligji duhet të ishte edhe më i ashpër. Sekretarja e kësaj shoqate, Liliana Ndoci, i bëri thirrje të djathtës e të majtës në Kuvend të këmbëngulin që “ky ligj të miratohet sa më parë, pavarësisht se ky ligj duhet të ishte me sanksione më të rënda për ish-persekutorët tanë”. Sipas saj, gjykatësit dhe prokurorët që dënuan me vdekje poetët, deputetët, fjalën e lirë nuk mund të bëjnë më drejtësi në demokraci. "Këta zotërinj, duke pretenduar se ligji shkel Kushtetutën shqiptare dhe Rezolutën e KE-së për dënimin e Krimeve të Komunizmit, po u dalin zot krimeve monstruoze të komunizmit, duke i bërë kështu avokaturën më të turpshme sistemit më çnjerëzor që ka njohur njerëzimi që nga lindja e tij", - tha znj. Ndoci në deklaratën e Shoqatës së të Përndjekurve. Kuvendi, në seancën e radhës të 15 dhjetorit debatoi mes mazhorancës rreth këtij projektligjit të dosjeve, ndërkohë që e majta e bojkotoi diskutimin. Përfaqësuesit e opozitës së majtë refuzuan të bëheshin pjesë e këtij debati, pasi kërkuan tërheqjen e projektligjit nga mazhoranca, i cili, sipas tyre, është antikushtetues dhe jo i diskutuar nga grupe të caktuara. Në ditët në vijim, krerë të së majtës deklaruan se janë për hapjen e dosjeve, me kusht që të realizohet një ligj evropian ku të mos mungojnë mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë rreth tij.
Berisha, Lindner: Një park i madh biznesi në Tiranë
Përfaqësuesit e konsorciumit gjermano-amerikano-shqiptar, të kryesuar nga kompania gjermane Lindner, kompani lider në tregun evropian të pasurive të paluajtshme, i paraqitën dje Kryeministrit Berisha projekt-studimin për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Tiranë (Tirana Business Park), në zonën pranë aeroportit të kryeqytetit shqiptar. Ky studim përbën një ndër projektet më të mëdha në fushën tregut të pasurive të paluajtshme. Kryeministri Berisha vlerësoi këtë projekt për madhësinë e tij dhe pozicionin e vendosjes, por veçanërisht për ndjeshmërinë mjedisore. “Projekti, - theksoi Kryeministri, - e shndërron këtë zonë në një hapësirë të përshtatshme biznesi dhe kombinon aktivitetin e industrisë së teknologjisë së lartë me vendosjen e selive drejtuese të kompanive. Ky është një ndër projektet më të përparuara, nga pikëpamja e standardeve, në të gjithë rajonin”.