E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne njesine 7 Do te hapet qendra e panaireve

Zbardhen detajet e programit elektoral te kandidatit te PD-se per Tiranen, Lulzim Basha. Gjate nje takimi elektoral me banoret e njesise bashkiake numër 7, ku kandidon per siglen e koalicionit “Aleanca per Qytetarin”, Krenar Alimehmeti, kandidati Basha premtoi hapjen e nje qendre te madhe panairesh ne kete zone.

“Ne do të shikojmë mundësinë e krijimit të një prej qendrave më të mëdha, më moderne të panaireve dhe konventave si një nga gjeneratorët më të fuqishëm të punësimit për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë” tha Basha.

Ky projekt i kandidatit te PD-se parashikon edhe hapjen e 10 mije vendeve te reja te punes vetem gjate vitit te pare te mandatit si kryebashkiak i Tiranes.

“Punëdhënësve në këtë qytet t’I kthehen vetëm Brenda 6 muajve të parë fonde të mjaftueshme për të hapur 4 mijë vende të reja pune. Me një impact kreditues 20 milion euro do të bëj të mundur Brenda 12 muajve të parë hapjen e gjashtë mije vendeve të tjera të punës. Unaza e madhe e Tiranës nuk do të jetë vetëm çlimirimi I makthit të përditshëm të trafikut, nuk do të jetë vetëm pastrami I ajrit të ndotur 4-5 herë më shumë se norma e lejuar, por do të jetë po ashtu fronti i mbi 5 mijë vende të reja të punëa” tha Basha.

Nje nder prioritetet e kandidatit Lulzim Basha per Tiranen eshte edhe vleresimi real i prones, ndertimi i shkollave, cerdheve, kopshteve por edhe krijimi i hapesirave per argetimin e femijeve.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›