E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, padi ndaj Ina Ramës

Prokuroria e Përgjithshme
i ka dërguar ish-ministrit
të Transporteve, Lulzim
Basha, akt-akuzën
nëpërmjet postës, ku e njofton
për statusin e tij si i pandehur.
Në dosje përmenden 19 shkelje
të Bashës dhe Tomës, të cilat i
kanë shkaktuar një dëm prej 230
milionë eurosh shtetit shqiptar.
Burime zyrtare nga akuza qendrore
thanë për gazetën se dje
ishte planifikuar që deputeti pa
imunitet, njëkohësisht ministër
i Punëve të Jashtme, të paraqitej
në prokurori dhe të njoftohej
me statusin e të pandehurit dhe
të pyetej për disa konkluzione
të prokurorisë. Në mungesë të
tij u paraqit avokati Zef Nikaj,
i cili nuk ka firmosur ndonjë
dokument të prokurorisë, madje
ai kundërshtoi veprimet
e akuzës pas datës 6 nëntor.
Duke u ndodhur në një situatë
të tillë, zyra e prokurorit të
përgjithshëm njoftoi pasditen e
djeshme se akt-akuza me shkeljet
e vërejtura gjatë ndërtimit
të rrugës Durrës-Kukës i është
dërguar me postë ish-ministrit
të Transporteve, duke e njoftuar
se dosja do të dërgohet ditët në
vijim në Gjykatën e Lartë. Kjo
gjykatë është kompetente për
hetimin gjyqësor për deputetët
dhe personat që gëzojnë imunitet.
"Ish-ministri i Transporteve
u thirr ditën e enjte më 27 nëntor
2008, në orën 14:00, për t‘u njohur
me statusin e të pandehurit.
Në pamundësi të kryerjes së
këtij veprimi, zyra e Prokurorit
të Përgjithshëm i ka dërguar me
postë pasditen e datës 27 nëntor
2008 akt-akuzën. Veprimi është
në përputhje me Kodin e Procedurës
penale", thanë burimet
zyrtare nga akuza.
Prokuroria e Përgjithshme ka
lënë të kuptohet se dosja Durrës-
Kukës do të dërgohet te togat e
zeza para datës 6 dhjetor, afati i
fundit i mbarimit të hetimeve.
Dosja do të ketë dy persona
të pandehur. Ata janë Lulzim
Basha, ish-ministër i Transporteve
dhe Andi Toma, ish-drejtori
juridik pranë kësaj ministrie.
Nga hetimet 20-mujore është
arritur në konkluzionin se krahas
shpërdorimit të detyrës, dy
të pandehurit akuzohen edhe
për korrupsion dhe pabarazi
në tendera. Sipas prokurorisë,
kontrata është miratuar pa pasur
një projekt përfundimtar
të detajuar për zbatim dhe në
kushtet e mungesës së oponencës
teknike për projektin që do
zbatohet. Hetuesit deklarojnë
se akoma dhe sot nuk është
përfunduar projekti i plotë i kësaj
rruge, madje kontrata është
lidhur pa pasur të përcaktuar një
fond limit. "Mungesa e projektit
përfundimtar i jep mundësi
shoqërisë sipërmarrëse të rrisë
në mënyrë të pakontrolluar
shumën e parave që duhen
për përfundimin e kësaj rruge",
thuhet në dosjen e prokurorisë,
ndërsa tashmë thuhet se vlera
e të gjitha punimeve për ndërtimin
e rrugës Durrës-Kukës ka
shkuar në 1 miliard e 25 milionë
euro. Si konkluzion, prokuroria
deklaron se kontrata favorizon
dukshëm subjektin sipërmarrës
në dëm të interesave të shtetit
shqiptar, i cili llogaritet në 230
milionë euro.
"Mungesa e projektit dhe
mundësia për ndryshimin e
vazhdueshëm të tij, mungesa
e supervizorit, mundësia e ndryshimit
të çmimeve për njësi
dhe si rrjedhim dhe ndryshimi
i vlerës së përgjithshme të
kontratës dhe shkeljet e tjera
të përcaktuara më sipër i japin
mundësi shoqërisë ‘Bechtel
Inc.Enka‘ që të kërkojë dhe marrë
shuma parash të pakontrolluara
nga shteti shqiptar", shton akuza
qendrore, duke llogaritur edhe
vendimet e mëvonshme të qeverisë
për akordimin e fondeve
shtesë.

Relacionet e mbajtura nga Basha

10.07.2006
"Duke qenë se rruga ka vështirësi teknike në kushtet e territorit, bëhet i nevojshëm angazhimi
i një kontraktori ndërkombëtar potencial për fi llimin e punimeve të ndërtimit. Procedura e përzgjedhjes
së konsulentit të realizohet në formën e prokurimit të drejtpërdrejtë, procedurë që i
përgjigjet rastit specifi k në fjalë".
14.06.2006
"Për seksionin Rrëshen-Kalimash do të ndërtohet një rrugë rreth 60 km, që përfshin një tunel 5-6
km. Rruga e re është parashikuar që të jetë e standardit autostradë me 4 korsi. Vlera e investimit
në këtë segment pritet që të jetë nga 400 deri në 600 milionë dollarë amerikanë. MPPTT ka kontraktuar
fi rmën konsulente ndërkombëtare ‘Ecorys Group‘ në bazë të rekomandimit nga ekspertë
të Bankës Botërore për të përcaktuar procedurën e tenderimit konkurrues ndërkombëtar, për të
përgatitur dokumentet e tenderit".
02.08.2006
"…Nga konsulenti ‘Ecorys-Group‘ është propozuar që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të përbëhet
nga 4 specialistë të huaj dhe 1 vendas. Gjatë zhvillimit të tenderit, anëtari shqiptar Niko
Naska ka dhënë dorëheqjen, por përsëri komisioni ka vazhduar punën e tij me 4 vetë".
27.09.2006
"…Në përputhje me Planin e Prokurimit të hartuar nga konsulenti ‘Ecorys Group‘, sipas procedurave
ndërkombëtare QBS, u zhvilluan negocime për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të
kontratës së sipërmarrjes me shoqërinë e përbashkët ‘Bechtel-Enka‘, ku një vëmendje e veçantë
iu kushtua negocimit të çmimeve njësi të paraqitura nga shoqëria sipërmarrëse dhe të analizuara
e rivlerësuara nga konsulenti ndërkombëtar...".

"Durrës-Kukës mori 70% lekë më shumë nga sa ishte llogaritur"

Prokuroria i dërgon Bashës 19 shkeljet e konstatuara: Si u shkelën ligjet për super rrugën

Prokuroria e Përgjithshme
ka përcaktuar se rruga
Durrës-Kukës ka marrë
70% më shumë lekë nga
buxheti i shtetit, nga sa ishte parashikuar
në fillim. Nga hetimet
ka rezultuar se një nga shkeljet
është se "çmimi i kësaj rruge
prej 418.333.986 eurosh është
një çmim i synuar dhe jo çmim
përfundimtar. Çmimi fillestar i
synuar në momentin e lidhjes së
kontratës ishte 418.333.986 euro.
Pas mbarimit të projekt-idesë
çmimi është rritur në masën mbi
70 për qind të çmimit fillestar dhe
ky çmim vazhdon të rritet dhe
nuk dihet saktësisht se sa do të
shkojë ai deri në fund të hartimit
të projektit përfundimtar". Zyra
e prokurorit të Përgjithshëm
saktësoi se deri tani një fakt
është i qartë, që çmimi i rrugës
vazhdon të rritet që nga momenti
i lidhjes së kontratës dhe nuk
dihet se sa do të shkojë. Ndër
19 shkeljet e Bashës dhe Tomës
prokuroria ka renditur se projekti
përfundimtar i zbatimit nuk ka
përfunduar. Ndërsa në projektin
përfundimtar mungon oponenca
teknike. Zyra e prokurorit të
Përgjithshëm i shkruan Lulzim
Bashës me postë se dyshohet se
një ndër shkeljet e rrugës Durrës-
Kukës është fakti se megjithëse
kontrata është lidhur, miratuar
më pas me VKM dhe ka filluar
përmbushja e detyrimeve të
kontratës pa pasur mbikëqyrësin
e punimeve, rezulton se tenderi
për përzgjedhjen e supervizorit
të punimeve të rrugës Rrëshen-
Kalimash ende nuk ishte hapur
në Drejtorinë e Përgjithshme të
Rrugëve. Ndërkohë mësohet se
gjithmonë kur bëhet një tender,
ka një fond limit. "Mungesa e fondit
limit lidhet me faktin e mungesës
së projektit përfundimtar
të zbatimit", tha dje prokuroria,
duke saktësuar se Ministria e
Transporteve i ka dhënë firmës
që do të ndërtonte rrugën një
paradhënie më të madhe nga sa
parashikohet në ligjet shqiptare.
Në lidhje me zbatimin e kontratës,
prokuroria saktëson se në
asnjë rast nuk mund të zbatohen
dhe të kenë efekt në Shqipëri
ligjet ose dispozitat e tjera të një
shteti të huaj. Mësohet se shkelje
tjetër është dhe fakti se një pjesë
e dokumenteve të paraqitura për
pagesë, si dhe të dokumentacionit
në përgjithësi janë në gjuhën
angleze, çka përbën një shkelje
të ligjit për prokurimet publike.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
sqaron se nga procedura e prokurimit
për rrugën Durrës-Kukës
gjatë tenderit nuk është zbatuar
asnjë ligj ose rregull, qoftë kombëtar
ose ndërkombëtar, por thjesht
është dhënë vlerësimi për disa
firma konkurruese dhe vetëm
kaq. Ndërkohë, për ndërtimin
e rrugës nuk rezulton se është
marrë ndonjë leje mjedisore
dhe gjeologjike, çka përbën një
shkelje të ligjit.
"Vendimet e Këshillit të Ministrave
nr. 460, 481, 526 dhe 651
të vitit 2006 kanë legjitimuar një
gjendje të tillë paligjshmërie me
pasoja të rënda financiare ekonomike
për buxhetin e shtetit.
Këto vendime nuk bazohen në
Kushtetutë dhe ligje, nuk kanë
asnjë bazë ligjore, janë nxjerrë në
kapërcim të kompetencave ligjore
që ka Këshilli i Ministrave dhe
janë në kundërshtim flagrant me
ligjin (absolutisht të pavlefshëm).
Kushtetuta në nenin 100 të saj
parashikon: Neni 100/ 4. Aktet
e Këshillit të Ministrave janë
të vlefshme, kur nënshkruhen
nga Kryeministri dhe ministri
propozues. Në këtë rast konstatojmë
se nuk kemi ndonjë arsye
emergjente të shtetit shqiptar,
cenim të sigurisë kombëtare, apo
se vendi rrezikohet nga ndonjë
sulm i jashtëm dhe ka emergjencë
në ndërtimin e rrugës (forcë
madhore). Nuk ka asnjë shkak të
ligjshëm, ku bazohet detyrimi i
ngarkuar nga V. K. M. nr. 651 datë
27.09.2006, në disfavor të Republikës
së Shqipërisë", thuhet tekstualisht
në dosjen e prokurorisë.
Sipas saj, shkelje tjetër është fakti
se për VKM nr. 460, 481, 526 dhe
651 të vitit 2006 ka pasur vërejtje
dhe kundërshtime nga Ministria
e Financës, Ministria e Drejtësisë
dhe Agjencia e Prokurimit
Publik, të cilat nuk janë marrë
fare në konsideratë nga Ministria
e Transporteve. "Shkelje tjetër
është fakti se në momentin që
anëtari shqiptar i Komisionit
të Vlerësimit të Tenderit, Niko
Naska, ka dhënë dorëheqjen për
mosnjohjen e gjuhës së huaj,
duhej që tenderi të ndërpritej
dhe të mos vazhdonte më. Ministri
Basha ka qenë në dijeni
të faktit të dorëheqjes së Niko
Naskës si anëtar i tenderit, pasi
ai ia ka paraqitur vetë personalisht
atij dorëheqjen. Ministri
gjithashtu ka pasur dijeni për
tenderin ndërkombëtar që po
zhvillohej, pasi dhe ai vetë ka
qenë pjesëmarrës në çeljen e
tenderit", thuhet më tej në aktakuzën
kundër ish-ministrit të
Transporteve. Shkelja e radhës
është edhe kufizimi i sipërmarrësit
nga detyrimet tatimore,
ndërsa ka rezultuar se çmimet
për njësi janë më të larta se çmimi
i tregut shqiptar.

Basha padit Ina Ramën në gjykatë Nuk pranon akuzat e "montuara"

Avokati Zef Nikaj: Klienti im nuk është marrë i pandehur

Ish-ministri i Transporteve,
Lulzim Basha, refuzoi dje në
momentin e fundit Prokurorinë
e Përgjithshme, e cila i
kishte dërguar një fletë-thirrje
për t‘u njohur me aktin e njoftimit
të akuzës dhe për t‘u pyetur
në cilësinë e të pandehurit për
abuzimet e dyshuara të rrugës
Durrës-Kukës. Thirrja e ministrit
të Jashtëm në prokurori ishte
firmosur nga Kryeprokurorja
Ina Rama dhe nga prokurori i
çështjes, Arben Kraja, të cilët
mbetën me "gisht në gojë", dje
në mesditë. Ky i fundit, rreth orës
14:00, orë në të cilën duhej të paraqitej
në godinën e akuzës qendrore
siç e kishte planifikuar edhe
avokati i tij, Zef Nikaj dy ditë më
parë, ka pritur një delegacion me
deputetë të Kosovës në lidhje me
planin e OKB-së për vendosjen e
misionit EULEX. Në Prokurorinë
e Përgjithshme, rreth orë 13:50
është paraqitur vetëm avokati
Nikaj me një letër në dorë. Aty
kishte hedhur "të bardhën mbi
të zezë" për kundërshtimin e
vendimit të prokurorisë që e
mori të pandehur Bashën, madje
deklaroi në një konferencë për
shtyp se ka depozituar në gjykatë
një padi ndaj zyrës së Prokurorit
të Përgjithshëm.
Takimi në prokurori
Paraqitja e Lulzim Bashës në
Prokurorinë e Përgjithshme ishte
njoftuar zyrtarisht nga avokati
i tij, Zef Nikaj. Dy ditë më parë
ai tha për gazetën se klienti i tij
do të respektonte institucionet
kushtetuese dhe do të paraqitej
në prokurori. Ndryshe nga sa
deklaroi avokati, ministri aktual i
Jashtëm nuk respektoi dje institucionet
kushtetuese, madje hodhi
poshtë gjithë punën 20-mujore të
organit qendror të akuzës. Dje,
në hyrje të prokurorisë flitej se
Basha po negocion për shtyrjen
e paraqitjes, pasi ndodhej në
një takim të rëndësishëm pune.
Por grupi hetimor i kryesuar nga
prokurori Arben Kraja, i cili pak
ditë më parë ka "krasitur" dosjen
Durrës-Kukës, duke zhveshur nga
çdo përgjegjësi ligjore Armand
Kundërshtimet e avokatit
FLETË-THIRRJA
"Të paraqitet në prokurori në
datën 27-11-2008, ora 14:00,
si dhe kërkohet të pyetet
në cilësinë e të pandehurit.
Kërkesat e prokurorisë janë
shkelje ligjore, sepse Basha,
në cilësinë e personit nën
hetim, nuk mund të detyrohet
të paraqitet, përveçse kur ai
e sheh të arsyeshme, që me
dëshirë të kryejë diçka të tillë"
PYETJA
"Edhe kërkesa e prokurorisë
për të realizuar pyetjen
e klientit tim në cilësinë e
të pandehurit është tërësisht
shkelje fl agrante ligjore,
sepse ky është një veprim i
pastër dhe klasik hetimor, i cili
i ndalohet prokurorisë sipas
vendimit të datës 18 nëntor
2008 të Gjykatës së Shkallës
së Parë, Tiranë
SHKELJA
"Unë si avokat mbrojtës nuk
kam marrë asnjë njoftim zyrtar
për marrjen të pandehur të
Lulzim Bashës. Veprimet
procedurale janë absolutisht
të pavlefshme. Këto veprime
në tërësinë e tyre tregojnë
abuzim me pushtetin ligjor
nga ana e Prokurorisë së
Përgjithshme, si dhe shkelje të
dispozitave të Kushtetutës"
ÇËSHTJE POLITIKE
"Shpërfi llja fl agrante e detyrimeve
ligjore dhe e vendimit
të gjykatës demonstron qartë
prapavijën e pastër dhe prapaskenat
politike të trajtimit të
kësaj çështjeje, si dhe përdorimin
si një mashë politike të
Prokurorisë së Përgjithshme.
Për të gjitha këto veprime
arbitrare kemi ndjekur rrugën
ligjore nga ana jonë"
Telitin dhe Lejla Sarançin, nuk
ka pranuar me asnjë kusht propozimin
e Bashës, duke iu përmbajtur
fletë-thirrjes. Por rreth
orës 13:50, mesditën e djeshme,
në momentin që hetuesit kishin
përgatitur pyetjet për deputetin
pa imunitet, në zyrën e prokurorit
Arben Kraja ka shkuar avokati
Zef Nikaj, i pajisur me prokurorë
përfaqësimi nga klienti i tij. Ai i
ka paraqitur disa parregullsi të
organit të akuzës në lidhje me veprimet
e prokurorisë për rrugën
Durrës-Kukës pas datës 6 nëntor.
Pas 10 minutash bisedë, avokati
Zef Nikaj ka dalë nga godina e
akuzës qendrore. Ai i qetë dhe i
vendosur në atë që ka vendosur
të bëjë, kaloi para kamerave të
shumta që ishin vendosur para
prokurorisë dhe është larguar me
një autoveturë "Mazda". 30 minuta
më vonë, pas konsultimeve
me klientin Basha, njoftoi se do
të jepte një deklaratë shtypi në
zyrën e tij.
Padi prokurorisë
60 minuta pasi doli nga Prokuroria
e Përgjithshme, avokati
improvizoi një mini-konferencë
për shtyp në një rrugë në afërsi
të zyrës së tij në lagjen "Tirana
e Re". "Në vazhdim të reagimit
tonë ligjor të bërë të ditur disa
ditë më parë ndaj veprimeve
flagrante të prokurorisë, në
kundërshtim me ligjin, në respektim
të dispozitave ligjore,
si përfaqësues ligjor i z.Lulzim
Basha, u paraqita pranë zyrës së
Prokurorit të Përgjithshëm për t‘i
paraqitur të gjitha shkeljet ligjore
që përmbajnë aktet procedurale
të njoftimit bazuar në nenin 130,
pika 3 të Kodit të Procedurës
Penale. Në mënyrë të shkruar
i kam paraqitur prokurorit të
çështjes të gjitha parregullsitë
ligjore të veprimeve të tyre", pohoi
avokati, i cili ka kërkuar me
ngulm të kryejë një prononcim
publik, si pasojë e informimit
të opinionit publik. Ai deklaroi
gjithashtu se për parregullsitë e
prokurorisë i ka kërkuar gjykatës
pavlefshmërinë e tyre. "Për këto
parregullsi ju bëj me dije se
kam kërkuar pavlefshmërinë e
akteve procedurale edhe përpara
Gjykatës së Shkallës së Parë
në Tiranë", pohoi avokati, duke
saktësuar se gjatë momentit që
ka qëndruar në zyrën e prokurorit
të përgjithshëm nuk ka pasur
asnjë lloj njoftim - akuzë, apo
deklarim për marrjen në cilësinë
e të pandehurit për Lulzim
Bashën. "Nuk ka asnjë akt ligjor
që t‘i ketë atribuuar klientit tim
cilësinë e të pandehurit", përfundoi
avokati konferencën e tij
flesh për mediat.

PD sulmon prokurorinë: Hetimi i Bashës, për arsye politike

Vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme
për të marrë si të
pandehur ministrin e Jashtëm,
Lulzim Basha, ka shkaktuar mjaft
debate dje në sallën e Parlamentit.
Mazhoranca nëpërmjet
deputetit Ferdinand Xhaferri ka
hedhur një "lumë" sulmesh dhe
akuzash ndaj organit të prokurorisë,
duke theksuar se po vazhdon
të mbajë hapur çështjen ndaj ishministrit
të Punëve Publike, Transporteve
dhe Telekomunikacioneve,
lidhur me hetimin e rrugës
Durrës-Kukës për
arsye politike. Pretendim,
i cili është
hedhur poshtë nga
deputeti i opozitës,
Taulant Balla,
që ka theksuar se
mazhoranca po
mbron hajdutët.
Deputeti i PDsë,
Ferdinand Xhaferri,
ka deklaruar
se sulmet që po bëhen ndaj ministrit
Basha nga organi i akuzës në
lidhje me rrugën Durrës-Kukës
janë thjesht sulme politike. Ai
ka theksuar se sulmet e opozitës
janë të qëllimshme, pasi gjatë
qeverisjes së saj tetëvjeçare nuk
arriti të ndërtojë këtë rrugë,
ndërkohë që mazhoranca po
e realizon atë brenda të gjitha
afateve të deklaruara. "Ne do ta
bëjmë rrugën brenda afateve
se ajo u shërben qytetarëve nga
pikëpamja ekonomike, sociale e
kulturore", është shprehur Xhaferri.
Ai ka theksuar gjithashtu
se "prokuroria vazhdon të hetojë
mbi këtë vepër, lidhur me fondet
e përdorura në ndërtimin e saj".

Deputeti demokrat i ka mëshuar
idesë se ka pasur një presion politik
karshi prokurorisë. "Përpjekjet
e opozitës, për ta transformuar
prokurorinë në drejtori politike
të PS-së, jo se nuk kanë pasur
fryte. Rezultati i parë i kësaj është
fakti që prokuroria vazhdon të
hetojë mbi këtë çështje, megjithëse
ka një urdhër të gjykatës
për pezullim të hetimeve", tha
deputeti i PD-së dje në seancën e
radhës të parlamentit. Deklaratës
së Xhaferrit i është kundërpërgjigjur
menjëherë
në emër të PS-së
deputeti Taulant
Balla. "Fjalimi i parafolësit
është si ajo
thënia "Loni prej
betoni, Luli prej
milioni", sepse ka
një problem shumë
të madh... Në këtë
vend, një xhepist
quhet hajdut, ndërsa
po vodhe 230 milionë euro
bëhesh hero", është shprehur
Balla. Duke iu drejtuar deputetit
Xhaferri, Balla i tha se ai po merrte
në mbrojtje një person, i cili
është thirrur nga prokuroria si i
pandehur për një aferë korruptive
230 mln euro. "Ju si maxhorancë,
meqenëse erdhët në pushtet
për të luftuar korrupsionin, duhet
të përshëndesni prokurorinë dhe
jo të filloni sulmin e radhës ndaj
prokurorisë, sepse Lul Basha po i
afrohet burgut. Po i afrohet burgut
se ka vjedhur kolegë deputetë dhe
mjaft e mbrojtët Lul Bashën, dhe
mjaft i mbrojtët të gjithë ata hajdutë
që keni në qeveri", ka deklaruar
deputeti i PS-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›