Pollo: Pasaportat e reja biometrike në janar të 2009-ës
Ministria e Brendshme prezantoi dje sistemin on line të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, të cilat i kanë dhënë fund përplasjeve politike, kur bëhej fjalë për listat e përkohshme apo për zgjedhësit me kod 999, që tashmë në këtë regjistër të kompjuterizuar janë një çështje e mbyllur. Pas mbledhjes dhe hedhjes së të dhënave në mënyrë elektronike, konvertimit të tyre për t‘i përshtatur me sistemin elektronik, kalimit në sistemin e ri, trajnimit të punonjësve dhe testimit të sistemit, fillon menjëherë për Tiranën funksionimi i sistemit elektronik të Regjistrit të Gjendjes Civile. Ndërsa për pjesën tjetër të vendit, ky proces do të nisë në mesin e muajit dhjetor. Në panelin e drejtuar nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ishin të pranishëm numri dy i qeverisë, Genc Pollo, kryetari i Prezencës së OSBE në Tiranë, Robert Bosch dhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të Komisionit Evropian, Luigi Brusa.
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, u shpreh në fjalën e tij se përfundimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile shënon përfundimin e një faze shumë të rëndësishme, që lidhet me sigurinë e identitetit të shtetasve dhe lehtësim në verifikimin e identitetit të shtetasve, si dhe krijimin e kushteve shumë kohë para zgjedhjeve për krijimin e listave të zgjedhësve në nivel qendror e lokal. "Kjo, gjithashtu, shënon edhe bazën e sigurt për ecurinë dhe suksesin edhe të projekteve të tjera shumë të rëndësishme, veçanërisht atij të prodhimit dhe shpërndarjes të dokumenteve të identitetit, letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike dhe të konsolidimit të sistemit të adresave në Shqipëri", tha Poni. Zv/kryeministri Genc Pollo vuri theksin në dy impakte të rëndësishme politikisht, që sjellin funksionimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Sipas tij, ishin listat e zgjedhësve objekt kontestimi politikë, kur bëhej fjalë për listat e përkohshme, apo për zgjedhësit me Kod 999, që tashmë me regjistrin elektronik janë çështje të mbyllura. "Funksioni i dytë imediat për jetën e qytetarëve është ai i lëshimit, duke filluar nga muaji janar, të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, një nevojë në kushtet tona të brendshme dhe në kushtet ndërkombëtare që kërkojnë dokumente të sigurta për të ofruar një siguri të përgjithshme, u shpreh numri dy i qeverisë, Genc Pollo. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch, shprehu kënaqësinë e të qenit dëshmitar në hedhjen e një hapi mjaft të rëndësishëm për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit të gjendjes civile.
Ambasadori Bosch e vlerësoi këtë hap edhe si një mbështetje të rëndësishme për reformën elektorale, konkretisht prodhimin e listave të zgjedhësve duke nënvizuar ndërkohë se është e nevojshme që në vijimësi t‘i kushtohet kujdes përditësimit të të dhënave e po kështu edhe mbrojtjes së të dhënave personale.